Inglesina Darwin Base i-Size Manual De Instrucciones página 103

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 31
E RËNDËSISHME
• Kontrolloni ku ndodhen pikat e kapjes Isofix në sediljen e makinës dhe kontrolloni
që në to të mos ketë materiale që mund të pengojnë përdorimin e saktë të tyre.
• Kontrolloni që mbi ndenjësen e makinës të mos ketë asgjë që mund të pengojë
puthitjen e mirë të bazës së makinës me ndenjësen.
• Kontrolloni që në dyshemenë e makinës të mos ketë materiale që mund të
pengojnë kapjen e mirë të mbështetëses së këmbës.
• Kontrolloni që mbështetësja e shpinës të jetë në pozicion vertikal dhe që sedilja ku
duhet të montohet baza e makinës të MOS JETË E PAJISUR ME AIRBAG BALLOR.
POZICIONIMI DHE INSTALIMI I DARWIN I-SIZE BASE
fig. 2
Nxirreni këmbën mbështetëse (A) nga poshtë bazës së makinës.
fig. 3
Përdorni levën e lirimit (E) për të nxjerrë konektorët Isofix (D) komplet nga
baza e makinës.
fig. 4
Sigurohuni që treguesit e kapjes së konektorëve Isofix (H) të jenë të kuq.
Nëse një ose të dy treguesit janë jeshilë, shtypni njëkohësisht butonin (F) dhe tërhiqni
levën e lirimit (G) për t'i zhbllokuar.
fig. 5
Shtrëngoni konektorët e bazës (D) në pikat e kapjes Isofix të ndenjëses (L)
derisa të dëgjoni qartë të dy tingujt e KLIKIMIT që tregojnë se është bërë kapja e mirë.
fig. 6
Kujdes: kapja e mirë e bazës Darwin i-Size ndodh kur treguesit përkatës
(H) bëhen nga të kuq në jeshil
fig. 7
Kontrolloni që baza Darwin i-Size të jetë kapur mirë në të dyja anët.
fig. 8
Duke mbajtur levën e lirimit (E) të ulur poshtë, shtyjeni bazën Darwin i-Size
kundrejt sediljes së makinës derisa të qëndrojë plotësisht në mbështetësen e shpinës.
fig. 9
Rregulloni lartësinë e këmbës mbështetëse (A) duke shtyrë levën përkatëse
(C) derisa të prekë dyshemenë e makinës. Lironi levën (C) duke u siguruar që pjesa e
zgjatshme e këmbës mbështetëse të qëndrojë e bllokuar në pozicionin e saj.
fig. 10
Këmba e mbështetëses (A) është e pozicionuar saktë kur treguesit përkatës
(B) bëhen nga të kuq në jeshilë.
Kujdes: është e rëndësishme që këmba të mbështetet fort gjithashtu në
dyshemenë e makinës nëse baza është pak e ngritur nga sedilja.
HEQJA E BAZËS DARWIN I-SIZE
fig. 11
Shkurtoni këmbën mbështetëse të bazës së makinës (A), duke shtyrë levën
përkatëse (C).
fig. 12
Pastaj lironi konektorët Isofix (D) nga pikat e kapjes në sediljen e makinës
(L), duke përdorur butonin (F) dhe lironi levën (G) njëkohësisht.
Kujdes! Nëse të dy treguesit (H) janë të kuq, është e mundur gjithashtu të hiqet
baza nga sedilja e makinës.
fig. 13
Ngrijeni bazën nga sedilja e makinës duke ripozicionuar këmbën e
mbështetëses (A) në sediljen e saj.
103

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Darwin base i-size

Tabla de contenido