Skil F0157520 Manual Original página 147

Tabla de contenido

Publicidad

Mbojtja e syze duhet të jetë e aftë që të ndalojë copëzat
që fluturojnë nga veprimet e ndryshme të punës.
Maska e pluhurave ose respiratori duhet të arrijnë që të
filtrojnë grimcat e krijuara nga puna. Ekspozimi i gjatë
ndaj zhurmave me intensitet të lartë mund të shkaktojë
humbje të dëgjimit.
i)
Mbajini vizitorët në një distancë të sigurt në largësi
nga zona e punës. Çdo person që hyn në zonën e
punës duhet të mbajë pajisje mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit ose të aksesorëve të thyer mund
të fluturojnë dhe të shkaktojnë dëmtime përtej zonës së
drejtpërdrejtë të punës.
j)
Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordonin e saj.Kontakti i aksesorit të prerjes me një tel
elektrik do të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të
veglës së punës të përcjellin energjinë elektrike dhe të
shkaktojnë goditjen e operatorit.
k) Vendoseni kordonin larg nga aksesori rrotullues.
Nëse humbni kontrollin, kordoni mund të pritet ose të
ngatërrohet dhe dora ose krahu mund të tërhiqet drejt
aksesorit rrotullues.
l)
Mos e ulni kurrë veglën e punës deri sa aksesori të
ndalojë plotësisht. Aksesori rrotullues mund të kapë në
sipërfaqe dhe ta nxjerrë veglën e punës nga kontrolli.
m) Mos e përdoni veglën e punës kur e mbani në anë.
Kontakti aksidental me aksesorin rrotullues mund të kapë
veshjet tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
n) Pastroni rregullisht fletët e ajrimit të veglës së
punës. Ventilatori i motorit do të tërheqë pluhurat në njësi
dhe grumbullimi i madh i metaleve në formë pluhuri mund
të shkaktojë rrezik elektrik.
o) Mos e përdorni veglën e punës në afërsi të
materialeve të djegshme. Shkëndijat mund t'i ndezin
këto materiale.
p) Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose ftohësve të tjerë të
lëngshëm mund të shkaktojë goditje ose aksidente
elektrike.
2) GODITJA E KTHIMIT DHE PARALAJMËRIMET
PËRKATËSE
Goditja e kthimit është një reagim i papritur nga kapja
ose bllokimi i një rrote rrotulluese, paneli mbështetës,
furçe ose aksesori tjetër. Kapja ose bllokimi shkakton një
ndalim të shpejtë të aksesorit rrotullues që si rrjedhim
bën që vegla e punës jashtë kontrollit të detyrohet të
lëvizë në drejtim të kundërt me rrotullimin e aksesorit në
pikën e bllokimit.
Për shembull, nëse një rrotë gërryese është ngatërruar
ose kapur nga materiali, ana e rrotës që futet në pikën
e shtrëngimit mund të futet në sipërfaqen e materialit
duke bërë që rrota të dalë ose të kërcejë. Rrota mund
të kërcejë drejt ose larg nga përdoruesi, në varësi të
drejtimit të lëvizjes së rrotës në pikën e bllokimit. Në këto
kushte rrotat gërryese mund edhe të thyhen.
Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të veglës
dhe/ose procedurave ose kushteve të papërshtatshme
të funksionimit dhe mund të shmanget duke ndërmarrë
masat paraprake të duhura si më poshtë.
a) Shtrëngojeni mirë veglën e punës dhe poziciononi
trupin dhe krahët në mënyrë që t'ju lejojnë t'i
rezistoni forcave të goditjes së kthimit. Përdorni
gjithmonë dorezën ndihmëse, nëse ka, për një
kontroll maksimal të goditjes së kthimit ose të
reagimit të forcës rrotulluese gjatë ndezjes. Operatori
mund t'i kontrollojë reagimet e forcës rrotulluese ose
forcat e goditjes së kthimit, nëse merrni masat e duhura.
b) Mos i vendosni kurrë duart afër një aksesori që
rrotullohet. Aksesori mund të kthehet mbi duart tuaja.
c) Mos e poziciononi trupin në një zonë ku mund
të lëvizë vegla e punës nëse ndodh një goditje e
kthimit. Goditja e kthimit do ta shtyjë veglën në drejtimin
e kundërt të lëvizjes së rrotës në pikën e bllokimit.
d) Kini një kujdes të veçantë kur punoni me cepat, anë
të mprehta, etj. Shmangni kërcimin dhe bllokimin
e aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimet kanë
tendencën që të bllokojnë aksesorin rrotullues dhe të
shkaktojnë humbjen e kontrollit ose goditje të kthimit.
e) Mos lidhni një lamë sharre për gdhendje ose lamë
sharre me dhëmbëza. Lamat e tilla shpesh shkaktojnë
goditje të kthimit dhe humbjen të kontrollit.
3) PARALAJMËRIMET E SIGURISË PËR VEPRIMET E
SMERILIMIT
a) Gjatë smerilimit mos përdorni letër smeriluese
shumë të madhe. Ndiqni rekomandimet e
prodhuesve për zgjedhjen e letrës smeriluese. Letra
smeriluese më e madhe që del nga paneli smerilues
ka rrezik për grisje dhe mund të shkaktojë ngatërrimin,
krisjen e diskut ose një goditje të kthimit.
TË PËRGJITHSHME
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
Kjo vegël nuk është projektuar për t'u përdorur nga
fëmijët dhe personat me kapacitete të zvogëluara
fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të
përvojës dhe njohurive
Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për smerilim në
lagështi
Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
AKSESORËT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
Mbani dhe ruajini me kujdes aksesorët
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
Lidheni veglën nëpërmjet një automati të diferencuar (FI)
me një korrent aktivizues 30 mA maksimumi
PARA PËRDORIMIT
Para se të përdorni veglën për herë të parë
rekomandohet që të merrni disa informacione praktike
Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë
si voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
147

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

7520

Tabla de contenido