Skil F0150560 Serie Manual Original página 57

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 21
SIGURIA
• Të gjitha udhëzimet duhet të lexohen dhe të
respektohen për të punuar në mënyrë të sigurt me
veglën matëse 2
• Mos bëni asnjëherë që shenjat paralajmëruese në
veglën matëse të jenë të padallueshme
Përdorimi i pajisjeve të tjera të operimit ose
riparimit apo aplikimi i metodave të tjera të
përpunimit në vend të atyre që përmenden këtu
mund të çojë në ekspozim të rrezikshëm rrezatimi
• Mos e drejtoni rrezen e laserit drejt personave ose
kafshëve dhe mos shikoni vetë në rrezen e
drejtpërdrejtë ose të reflektuar të laserit, aq edhe në
distancë (mund ta verboni dikë, të shkaktoni aksidente
ose dëmtime të syve tuaj) 3
• Nëse rrezatimi i laserit ju godet në sy, duhet t'i
mbyllni me kujdes sytë dhe të ktheni menjëherë
kokën larg nga rrezja
• Mos bëni asnjë modifikim te pajisja e laserit
• Mos i përdorni syzet për shikimin e laserit si syze
mbrojtëse (syzet për shikimin e laserit përdoren për
përmirësimin e pamjes së rrezes së laserit, por ato nuk ju
mbrojnë nga rrezatimi i laserit)
• Mos i përdorni syzet për shikimin e laserit si syze
dielli ose në trafik (syzet për shikimin e laserit nuk
ofrojnë mbrojtje të plotë nga rrezet UV dhe zvogëlojnë
perceptimin e ngjyrave)
• Riparojeni veglën matëse vetëm nëpërmjet
specialistëve të kualifikuar duke përdorur pjesë
ndërrimi origjinale (kjo siguron vazhdimësinë e sigurisë
së veglës matëse)
• Mos lejoni që fëmijët të përdorin veglën matëse të
laserit pa mbikëqyrje (ata mund të verbojnë
aksidentalisht veten ose të tjerët)
• Mos e përdorni veglën matëse në ambiente
shpërthyese, si p.sh. në prani të lëngjeve, pluhurave
ose gazeve të djegshme (në veglën matëse mund të
krijohen shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt)
• Mbajeni veglën matëse larg nga stimuluesit
kardiakë (magneti brenda veglës matëse krijon një fushë
që mund të dëmtojë funksionin e stimuluesve kardiakë)
• Mbajeni veglën matëse larg nga materialet e medias
magnetike për të dhënat dhe pajisje të ndjeshme
ndaj magnetizimit (efekti i magnetit mund të shkaktojë
humbje të parikuperueshme të të dhënave)
SHPJEGImI I SImBOLEVE NË VEGËL
2 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
3 Rrezatimi laser / Mos shikoni në rrezen / Klasë laser
2 produkt
4 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
materialet e mbeturinave familjare
PËRDORImI
• Montimi i baterive 5
- hapni kapakun A
- futni 2 bateri D (LR20) / 1,5V (tregoni kujdes për
polarizimin e duhur)
- mbyllni kapakun A dhe sigurohuni që të jetë vendosur
në mënyrë të sigurt
- hiqini gjithmonë bateritë nga vegla, nëse vegla nuk
përdoret për një periudhë të gjatë
- ndërroni bateritë kur fillon të bjerë sinjalizuesi i
integruar
- ndërroni gjithmonë të gjithë kompletin e baterive
• Funksionimi i veglës 6
- vendoseni veglën në një pozicion horizontal ose
vertikal mbi një sipërfaqe të rrafshët ose mbi
trekëmbëshin e dhënë bashkë me veglën
- niveloni veglën (shikoni paragrafët përkatës)
- ndizeni pajisjen duke shtypur butonin B
- kur e ndizni, do të ndizet drita C 1 që tregon se vegla
është në modalitetin e projektimit
- shtypni butonin D për të aktivizuar kokën rrotulluese E
(drita C 1 do të fiket)
- vegla fillon me shpejtësinë më të ulët rrotulluese
- shtypja e përsëritur e butonit D rrit shpejtësinë në 6
hapa deri në shpejtësinë rrotulluese më të lartë
- pikat e projektuara shndërrohen gjithmonë e më
shumë në një vijë kur rritet shpejtësia rrotulluese
- shtypja e përsëritur e butonit F zvogëlon shpejtësinë
në 6 hapa deri në ndalim të plotë
- projektoni një vijë/plan horizontal ose vertikal
- kryeni matje duke përdorur si referencë vijën/planin/
pikën e projektuar
- fikeni pajisjen duke shtypur butonin B
! mos shikoni drejt rrezes së laserit
! mos e drejtoni rrezen e laserit drejt personave
apo kafshëve
! fikeni gjithmonë veglën pas përdorimit
• Nivelimi i veglës në pozicionin horizontal 7
- vendoseni veglën në pozicion horizontal (me pllakën
bazë G poshtë) mbi një sipërfaqe të rrafshët ose mbi
një trekëmbësh
- niveloni veglën duke rrotulluar çelësat rregullues H
dhe J në mënyrë të tillë që flluskat në nivele K të
qëndrojnë në qendër
! kontrolloni nivelimin pas çdo rregullimi
• Nivelimi i veglës në pozicionin vertikal 8
- vendoseni veglën në pozicion vertikal (me pllakën
anësore L poshtë) mbi një sipërfaqe të rrafshët ose
mbi një trekëmbësh
- niveloni veglën duke rrotulluar çelësin rregullues J në
mënyrë të tillë që flluska në nivelin M të qëndrojnë në
qendër
! kontrolloni nivelimin pas çdo rregullimi
• Projektimi i pikave 9
Për të bërë referenca në një distancë më të gjatë
- vendoseni veglën mbi një sipërfaqe të rrafshët ose
mbi një trekëmbësh
- niveloni veglën për vijat horizontale ose vertikale të
referencës
- ndizni veglën
- përshtatni pikën e projektuar të laserit me pikën e
objektivit duke rrotulluar kokën rrotulluese E në
mënyrë manuale
! kontrolloni nivelimin pas çdo rregullimi
• Projektimi i pikave vertikale 0
- vendoseni veglën mbi një sipërfaqe të rrafshët
- niveloni veglën
- ndizni veglën
- një pikë vertikale projektohet në tavan
! kontrolloni nivelimin pas çdo rregullimi
57

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0560

Tabla de contenido