Cybex Silver PALLAS-FIX Manual Del Usuario página 127

Tabla de contenido

Publicidad

4. Vendoseni sexholinon përsëri në pozicionin fillestar dhe kapni kopsat.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (c) mund të rregullohet duke përdorur rregullatorin
e lartësisë së mbështetëses së kokës (d) mbrapa mbështetëses së kokës
(c). Çojeni mbështetësen e kokës në mënyrë që të ketë një hapësirë
maksimale prej 2 cm (rreth gjerësia e 2 gishtave) midis supave të fëmijës dhe
mbështetëses së kokës (c).
Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që
��
sexholinoja është e montuar në makinë.
MBËSHTETËSJA KËNDORE E KOKËS
Mbështetësja këndore e kokës (c) ndihmon që koka e fëmijës të mos anohet
tepër përpara gjatë gjumit. Ajo mund të vendoset në një prej 2 pozicioneve.
Shtyjeni mbështetësen këndore të kokës (c) përpara derisa të arrihet pozicioni
që doni. Për ta kthyer në pozicionin fillestar, tërhiqeni mbështetësen këndore të
kokës (c) lart dhe shtyjeni përsëri në vend.
Koka e fëmijës duhet të jetë gjithnjë në kontakt me mbështetësen këndore
��
të kokës.
MODALITETI I DUHUR I INSTALIMIT
Grupi 1: 9 ‒ 18 kg
Modaliteti
me bazën dhe
mbrojtësen nga goditjet
i instalimit
Instalimi
9 ‒ 18 M
me shtrojën e
përforcuesit
Grupi 2/3: 15 ‒ 36 kg
pa bazën dhe
mbrojtësen nga goditjet
19 M
pa shtrojën e përforcuesit
SIGURIMI I FËMIJËS ME MBROJTËSEN NGA GODITJET - GRUPI 1
(9–18 KG)
1. Vendoseni mbrojtësen nga goditjet (f). Pjesët anësore të mbrojtëses nga
goditjet (f) puthiten saktë mes mbështetëseve të krahëve dhe sipërfaqes
së qëndrimit të përforcuesit. Shtypni butonat e rregullimit (q), në mënyrë që
mbrojtësja nga goditjet (f) do të shkojë në pozicionin më të gjerë. Duke liruar
butonat (q), mbrojtësja nga goditjet (f) do të fiksohen në vend. Përshtateni
mbrojtësen nga goditjet (f) sipas fëmijës suaj.
2. Tërhiqeni komplet rripin e sigurimit të automjetit.
3. Vendoseni rripin e prehërit mbi rrugën e caktuar të kuqe mbi mbrojtësen nga
goditjet (g).
4. Kyçeni rripin e automjetit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend dhe të
bëjë një zhurmë "klik".
5. Shtrëngojeni rripin e prehrit duke i tërhequr mbrapa rripat e supeve.
6. Kalojeni rripin e supeve në paralel me rripin e prehrit te rruga e kalimit të
rripit (g) dhe shtrëngojeni rripin e supeve. Sigurohuni që të dyja pjesët e
kapakut të rripit ta mbulojnë të gjithë gjerësinë e mbrojtëses nga goditjet (f)
te rruga e kalimit të rripit (g).
7. Kalojeni rripin e supeve te rruga e kalimit të rripit të mbrojtëses nga goditjet
(g) derisa të kapet brenda shinës së rripit.
8. Vendoseni rripin e supeve midis mbështetëses së kokës (c) dhe
mbështetëses së shpinës (b). Nuk është e nevojshme që rripi i supeve të
kalohet te shina e rripit të supeve (i).
RREGULLIMI I POZICIONIT SHTRIRË (9-18 KG)
1. Për ta vendosur sexholinon në pozicionin shtrirë, shtypni butonin e
rregullimit të pozicionit (r).
2. Për ta kthyer sexholinon nga pozicioni i shtrirë në pozicionin ulur, shtypni
butonin e rregullimit të pozicionit (r) përsëri dhe drejtojeni sexholinon lart
duke ushtruar pak forcë te përforcuesi (e).
Pozicioni i shtrirë është i disponueshëm vetëm për grupin 1 (9-18 kg).
��
KALIMI NGA GRUPI 1 TE GRUPI 2/3
1. Hiqeni mbrojtësen nga goditjet (f), menjëherë sapo fëmija juaj të arrijë
peshën 18 kg.
Kalimi nga grupi 1 te grupi 2/3 nuk lejohet nëse fëmija juaj peshon më pak
��
se 15 kg. Mbajeni mbrojtësen nga goditjet në një vend të sigurt.
SQ
125

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido