8 Polariteti i gabuar i lidhjes së karikuesit mund të
shkaktojë një rrezik (karikojeni baterinë vetëm me
karikuesin e përfshirë)
9 Mos e hidhni karikuesin bashkë me materialet e
mbetjeve familjare
q Mos e hidhni baterinë bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
Karikimi i baterisë w
•
- bateria e veglave të reja nuk është plotësisht e
karikuar
- lidhni karikuesin me burimin e energjisë si në ilustrim
- drita jeshile G do të ndizet duke treguar se karikuesi
është gati për përdorim
- futni baterinë në karikues
- drita e kuqe H do të ndizet duke treguar se bateria po
karikohet
- karikojeni baterinë për të paktën 5 orë, pas së cilave
bateria mund të përdoret edhe pse drita e kuqe
mund të jetë ende e ndezur (drita e kuqe mund të
kërkojë më shumë se 5 orë për t'u fikur)
! hiqeni baterinë nga karikuesi pasi të përfundojë
periudha e karikimit duke zgjatur kështu
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë
E RËNDËSISHME:
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
- mos karikoni në temperatura nën 0°C dhe mbi 40°C;
kjo gjë do të dëmtojë rëndë baterinë si dhe karikuesin
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
! një bateri që është e re ose nuk është përdorur
për një periudhë të gjatë nuk e zhvillon
kapacitetin e saj të plotë deri pas afro 5 ciklesh
karikimi/shkarikimi
- mos e karikoni vazhdimisht baterinë pas vetëm disa
minutash përdorim; kjo gjë mund të rezultojë në ulje të
kohës së përdorimit dhe të rendimentit të baterisë
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi
të veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
•
Ndezje/Fikje e
Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë r
•
•
Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit t
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
•
Ndërrimi i puntove y
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
•
Kontrolli i forcës rrotulluese (VariTorque) u
- kufizon shumën e forcës rrotulluese rezultative
që tranmetohet nga mandrina (21 përcaktime të
mandrinës)
- kur vidhosni një vidë, në fillim provoni pozicionin
VariTorque 1 dhe rriteni deri sa të arrini thellësinë e
dëshiruar
•
Mbajtja dhe drejtimi i veglës i
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- mbajini të çarat e ajrimit E 2 të pambuluara
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
•
Përdorni puntot e duhura o
! përdorni vetëm punto të mprehta
•
Kur shponi metale ferrore
- shponi paraprakisht një vrimë të vogël, kur kërkohet
një vrimë e madhe
- lubrifikoni herë pas here me vaj punton e shpimit
•
Kur vidhosni një vidë/pranë skajit të prerjes kryq ose
një skaj të drurit, shponi paraprakisht një vrimë për të
shmangur krisjen e drurit
•
Për një përdorim optimal të veglës kërkohet një presion i
qëndrueshëm mbi vidë, veçanërisht kur ta hiqni
•
Kur vidhosni në dru të fortë, duhet të shponi
paraprakisht një vrimë
•
Shpimi pa ashkla në dru p
•
Shpimi pa pluhura në mure a
•
Shpimi pa pluhura në tavanë s
•
Shpimi në pllaka pa rrëshqitur d
•
Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
•
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
•
Mbajeni veglën dhe karikuesin të pastra
- pastroni kontaktet e karikimit në karikues me alkool
ose pastrues të kontakteve
! hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë para
pastrimit
•
Nëse vegla/karikuesi kanë defekt pavarësisht kujdesit
të treguar në procedurat e prodhimit dhe të testimit,
riparimi duhet të kryhet nga një qendër për shërbimin
pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgojeni veglën ose karikuesin të paçmontuar së
bashku me provën e blerjes te shitësi ose qendra më
e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i
shërbimit i veglës janë të renditura në www.skil.com)
- në rast të një karikuesi me defekt, dërgoni edhe
karikuesin, edhe baterinë te shitësi ose te qendra e
shërbimit e SKIL
MJEDISI
•
Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC
për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe
të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 9 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
•
Bateria duhet të mbahet e ndarë nga mjedisi natyral dhe
nuk duhet të hidhet si mbetje normale familjare (simboli
113