GATIMI ME SHUMË FAZA
368
Mund të vendosen maksimumi dy faza. Në qoftë se njëra fazë
është shkrirja, ajo duhet të jetë gjithmonë faza e parë. Pas çdo
faze do të bjerë një herë zilja dhe do të fillojë faza tjetër.
Shënim: Menuja automatike dhe ngrohja paraprake nuk mund
të vendosen në gatimin me shumë faza.
Shembull: nëse dëshironi të shkrini ushqimin për 5 minuta dhe më
pas ta gatuani me 80% të fuqisë së mikrovalës për 7 minuta, veproni
si më poshtë:
1.
Shtypeni butonin "Pro Defrost" dy herë; në ekran do të
shfaqet simboli "dEF2".
2.
Rrotullojeni "çelësin rrotullues" për të vendosur kohën e
shkrirjes 5 minuta.
3.
Shtypeni një herë butonin "Optional Function"
4.
Për të konfirmuar, shtypeni butonin "Confirm/+30s/Start".
5.
Rrotullojeni "çelësin rrotullues" për të zgjedhur fuqinë e
mikrovalës 80% derisa të shfaqet simboli "P80".
6.
Për të konfirmuar, shtypeni butonin "Confirm/+30s/Start".
7.
Rrotullojeni "çelësin rrotullues" për të vendosur kohën e
gatimit 7 minuta.
8.
Për të filluar gatimin, shtypeni butonin "Confirm/+30s/Start".
1.
Në modalitetin e pritjes, shtypeni butonin
"Confirm/+30s/Start" për të gatuar në nivelin 100%
të fuqisë për 30 sekonda. Çdo shtypje e këtij butoni
rrit kohën e gatimit me 30 sekonda. Koha maksimale
e gatimit është 95 minuta.
2.
Gjatë modaliteteve të gatimit me mikrovalë, zgarë,
konveksion dhe kombinim, shtypeni butonin
"Confirm/+30s/Start" për të gatuar në nivelin 100% të
fuqisë për 30 sekonda. Çdo shtypje e këtij butoni rrit
kohën e gatimit me 30 sekonda.
Shënim: Ky funksion nuk mund të përdoret gjatë gatimit me
shkrirje sipas peshës, gatimit me shumë faza ose menusë së
gatimit automatik.