Descargar Imprimir esta página

Beko GN162330XBN Manual Del Usuario página 336

Publicidad

Përdorimi i produktit
6.9 Koshi i bulmetrave
(depoja e ftohtë)
*Mund të mos jetë e disponueshme në të
gjitha modelet
"Koshi i bulmetrave (depoja e ftohtë)" siguron
temperaturë më të ulët se ndarja e ftohësit.
Përdorni këtë kosh për të ruajtur ushqime të
gatshme (sallam, salsiçe, produkte bulmeti etj.)
që kërkojnë temperaturë më të ulët të ruajtjes ose
produkte të mishit, pulës ose peshkut për konsum
të menjëhershëm. Mos ruani fruta dhe perime në
këtë kosh.
6.10 Koshi i perimeve
Koshi i perimeve i frigoriferit është projektuar
për t'i mbajtur perimet të freskëta, duke
ruajtur lagështinë. Për këtë qëllim, qarkullimi i
përgjithshëm i ajrit të ftohtë është më i lartë në
koshin e perimeve. Mbajini frutat dhe perimet në
këtë ndarje. Mbajini të ndara perimet jeshile dhe
frutat për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre.
6.11 Jonizuesi
*Mund të mos jetë e disponueshme në të
gjitha modelet
Sistemi i jonizuesit në kanalin e ajrit të ndarjes së
ftohësit shërben për jonizimin e ajrit. Emetimet
e joneve negative do të eliminojnë bakteret dhe
molekulat e tjera që shkaktojnë erë të keqe në ajër.
6.12 Filtri i erërave të këqija
*Mund të mos jetë e disponueshme në të
gjitha modelet
Filtri i erërave të këqija në kanalin e ajrit të ndarjes
së ftohësit do të parandalojë formimin e erërave të
padëshiruara.
6.13 Prodhuesi i akullit dhe
kutia e ruajtjes së akullit
*Mund të mos jetë e disponueshme në të
gjitha modelet
Mbusheni prodhuesin e akullit me ujë dhe vendo-
seni në vendin përkatës. Akulli do të jetë gati pas
afro dy orësh. Mos e hiqni prodhuesin e akullit për
të marrë akull.
Rrotulloni butonat në kutitë e akullit në të djathtë
me 90°; akulli do të bjerë poshtë në kutinë e
ruajtjes së akullit. Më pas mund ta nxirrni kutinë e
ruajtjes së akullit dhe të përdorni akullin.
C
Kutia e ruajtjes së akullit përdoret vetëm për
ruajtjen e akullit. Mos e mbushni me ujë. Kjo
gjë mund të shkaktojë thyerjen e saj.
C
Në produktet me një aparat automatik
akulli, mund të dëgjoni një zhurmë
kur nxirrni akullin. Kjo zhurmë është
normale dhe nuk është shenjë defekti.
26 /36 SQ
Frigorifer / Manuali i përdorimit

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Gn1623411xbn