Si ta interpretoni treguesin e daljes
► Fig.9
•
Treguesi i daljes ndizet sipas fuqisë në Watt që
nxirret.
•
Kur fuqia në dalje arrin 1 400 W(VA), llamba në
"1400" do të ndizet në ngjyrë të kuqe. Kjo llambë
fillon të pulsojë në ngjyrë të kuqe kur konvertuesi i
energjisë mbingarkohet.
Ndezja/fikja e sinjalizuesit
► Fig.10: 1. Butoni i tingullit të sinjalit
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e tingullit të sinjalit
për ta ndezur/fikur tingullin e sinjalizuesit.
SHËNIM: Konfigurimi i sinjalizuesit ruhet në memorie.
Herës tjetër, konvertuesi i energjisë do të ndizet me të
njëjtin konfigurim.
Sistemi i mbrojtjes
Konvertuesi i energjisë është i pajisur me sistemin
mbrojtës të mëposhtëm.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Secila dalje ka mbrojtje nga mbingarkesa si më poshtë:
Dalja AC
•
Kur konvertuesi i energjisë dallon fuqi Watt të
tepërt, konvertuesi i energjisë ndalon të gjithë
daljen AC duke lëshuar tingull sinjalizues me
ndërprerje.
•
Dalja USB
Kur konvertuesi i energjisë dallon një rrymë tepër
të lartë, konvertuesi i energjisë e shkëput daljen
USB nga ku kalon rryma e lartë.
•
Dalja DC 12 V
Kur konvertuesi i energjisë dallon një rrymë tepër
të lartë, konvertuesi i energjisë ndalon daljen
DC 12 V duke lëshuar tingull sinjalizues me
ndërprerje.
Nëse dalja totale e AC, USB dhe DC 12 V e kalon daljen
nominale të konvertuesit të energjisë për një periudhë
të caktuar, e gjithë dalja do të ndalohet duke lëshuar
tingull sinjalizues të vazhdueshëm. Në këtë situatë,
burimi i energjisë fik dhe ndalon aplikimin që ka bërë që
konvertuesi i energjisë të mbingarkohet. Më pas ndizeni
burimin e energjisë për të filluar përsëri.
SHËNIM: Kur konvertuesi i energjisë mbingarkohet,
llamba "1400" e treguesit të daljes pulson në ngjyrë
të kuqe.
SHËNIM: Tingulli sinjalizues ndalon nëse shtypni
çfarëdo butoni në panelin e çelësave.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur konvertuesi i energjisë mbinxehet, konvertuesi i
energjisë ndalon të gjithë daljen duke lëshuar tingull
sinjalizues pa ndërprerje. Në këtë situatë, lëreni
konvertuesin e energjisë të ftohet para se ta ndizni
përsëri.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i mbetur i burimit të energjisë është i
ulët, bien tinguj sinjalizues me ndërprerje dhe butoni i
daljes që është në punë pulson. Në këtë situatë, hiqeni
burimin e energjisë dhe karikojeni.
Kur kapaciteti i mbetur i burimit të energjisë bie edhe
më shumë, e gjithë dalja do të ndalohet.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që burimi i
energjisë të hiqet para se të provoni të bëni
kontrolle ose punë mirëmbajtjeje.
VINI RE:
Mos e lani bashkuesin me ujë. Rrezik
keqfunksionimi.
VINI RE:
Pastroni herë pas here sipërfaqen e
produktit duke përdorur një leckë të njomur me
pak ujë me detergjent.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi
Nëse konvertuesi i energjisë është pis, pastrojeni
konvertuesin e energjisë me një leckë të thatë ose një
leckë të njomur me pak ujë me detergjent.
Filtri
KUJDES:
Pasi ta pastroni filtrin, mos harroni
ta vendosni përsëri. Vënia në punë e konvertuesit të
energjisë pa filtër mund të shkaktojë keqfunksionim.
Hiqeni filtrin duke e tërhequr jashtë siç tregohet në
figurë.
Lani filtrin, pastaj thajeni.
► Fig.11: 1. Filtri
Për ta vendosur filtrin, ndiqni hapat e procedurës së
heqjes në radhë të kundërt.
148 SHQIP