HEQJA E PARREGULLSIVE
Problem: Ndjej dhimbje, kur përdor pompën e gjirit.
Zgjidhje: Arsyeja e mundshme është thithja e tepërt. Nuk ju nevojitet fuqia e plotë e vakumit që
krijohet nga pompa. Fillimisht përdorni proçesin "Masazh" për masazh stimulues pas së cilit mund
të kaloni në proçesin ekpres. Nëse dhimbjet nuk zvogëlohen, ndaloni të përdorni pompën e gjirit
dhe konsultohuni me këshilluesint tuaj për gjirin. Nëse pompa nuk shkëputet lehtë nga gjoksi, mund
të ndërprisni lidhjen e vakumit, duke vendosur gisht midis gjoskit dhe jastëkut masazhues.
Problem: Pompata e gjirit nuk punon.
Zgjidhje: Kontrolloni nëse keni montuar në mënyrën e duhur pompën e gjirit, duke ndjekur hapat
në seksionin " Përgatitja për përdorim". Sigurohuni që tubi i silikonit është kapur fortë me boshtin
lëvizës dhe me kapakun e diafragmës. Gjithashtu sigurohuni që pompa është vendosur në
mënyrën e duhur në gjoks, për të përfituar vakum.
Problem: Pompa thith shum fortë.
Zgjidhje: Ndiqni udhëzimet e mëposhtme nëse ndjeni thithje tejet të fortë nga pompa e gjirit:
Sigurohuni që përdorni vetëm pjesët e rekomanduar nga prodhuesi.
Sigurohuni që keni montuar pompën e gjirit me jastëkun masazhues: mospërdorimi i jastëkut
masazhues mund të çojë në krijimin e vakumit të tepërt.
Kur përdorni pompën e gjirit për herë të parë, fillimisht mund të ndjeni thithje të fortë. Ushtrimi mund
të ndihmojë. Nëse problemi vazhdon, konsultohuni me këshilluesin tuaj për gjirin.
Problem: Duhet të ndërroj tubin e silikonit, por nuk di si ta heq nga pompa:
Zgjidhje: Për të hequr tubin, shtyjeni atë afër me boshtin lëvizës dhe tërhiqeni ngadalë duke e
rrotulluar atë. Për ta rilidhur përsëri tubin, futeni tubin me lëvizje të ngadalta rrotulluese me pjesën
lidhëse me boshtin lëvizës. Sigurohuni që është lidhur mirë.
Problem: Ndodhi rrjedhje e qumështit gjirit në drejtim të kundërt gjatë kohës pompimit.
Zgjidhje: Menjëherë ndaloni pompën dhe largoni tubat. Pastroni të gjitha pjesët, kontrolloni nës
tubat nuk janë bërë pis dhe sigurohuni përpara përdorimit që të gjitha pjesët dhe tubat të jenë të
thata. Nësë qumështi gjirit nuk ka arritur deri tek boshti lëvizës, mund të vazhdoni të përdorni
pompën, sigurohuni që keni vendosur puthitur diafragmën dhe kapakun. Nëse diafragma është
dëmtuar është e nevojshme ta ndërroni. Ju lutemi lidhuni me prodhuesin nëse qumështi gjirit është
futur në boshtin lëvizës dhe mos vazhdoni ta përdorni atë.
80