fig. 58
Para se ta mbyllni karrocën, paloseni mbulesën,
anojeni mbështetësen te pozicioni më horizontal i saj, dhe
më pas mbylleni plotësisht karrocën siç tregohet më sipër.
DREJTIMI NGA RRUGA
fig. 59
Para se ta mbyllni karrocën, paloseni mbulesën
dhe çojeni mbështetësen e shpinës komplet përpara, më pas
mbylleni karrocën siç tregohet më sipër.
COMFORT COVER
Ndenjësja e karrocës All Season është e pajisur si opsion
standard me Comfort Cover.
Mbulesa, e cila është krijuar që ta bëjë shëtitjen e fëmijës më
të rehatshëm, si edhe për të garantuar mbrojtje shtesë gjatë
sezonit të ftohtë, mund të hiqet me lehtësi.
fig. 60
Për ta hequr, thjesht lironi dy kapëset (E7) që
fiksojnë panelet anësore të tapicerisë me shasinë, duke liruar
kështu dy platformat anësore (E8).
fig. 61
Hiqni rripat e pasmë nga të dy rripat e supave, më
pas tërhiqini ato dhe rripat e mesit nga hapësirat e siguruara.
fig. 62
Hiqni mbulesën (F) nga mbështetësja e shpinës
duke tërhequr rripat e supave nga vendet e tyre përkatëse.
Bëni kujdes për ta hequr siç duhet te mjeti i rregullimit të
pasmë (E1).
MIRËMBAJTJA E VESHJES SË KARROCËS SË FËMIJËS
Rekomandohet që ta hiqni astarin rregullisht për të bërë
punët e duhura të mirëmbajtjes.
Për ta bërë më të lehtë heqjen e mbulesës, në fillim hiqni
mbulesën, shufrën e përplasjeve dhe Comfort Cover.
fig. 63
Shkëputni dy kapëset e poshtme (E9) që fiksojnë
mbulesën te ndenjësja.
fig. 64
Lironi dy kopsat anësore (E7), hiqni panelet anësore
nga vendet e tyre, më pas mbulesën nga mbështetësja e
këmbëve.
fig. 65
Hiqeni rripin e mesit të këmbëve nga vata
mbrojtëse, duke e liruar nga lidhësja elastike, dhe më pas nga
vendi në ndenjëse.
fig. 66
Tërhiqini rripat e pjesës së poshtme të shpinës nga
vendi në mes të mbështetëses së shpinës.
fig. 67
Shkopsitni dy rripat (E10) që fiksojnë mbulesën te
struktura e mesit, më pas tërhiqni dy rripat (E11) nga vendet
përkatëse (E12).
fig. 68
Lironi mbulesën nga bashkimet anësore të
mbulesës, tërhiqni rripat e pasmë nga vendet në mbulesë,
më pas tërhiqini nga struktura e pasme.
HEQJA/INSTALIMI I SISTEMIT TË SIGURISË
Karroca All Season është e pajisur me një sistem sigurie i cili
mund të hiqet nëse është e nevojshme.
fig. 69
Për ta hequr rripin e mesit të këmbëve, tërhiqeni
unazën e poshtme (E13) nga vendi në ndenjëse (E14).
fig. 70
Për të hequr rripin e pasmë, shtyjini rripat te
hapësira në mbështetësen e shpinës (E15) dhe tërhiqni një
pjesë fort derisa unaza (E16) të lirohet nga vendet. Më pas
hiqini unazën (E16) nga vendet e tyre (E15) dhe tërhiqini rripi
komplet.
fig. 71
Për t'i hequr rripat e pasmë, thjesht tërhiqini nga
unazat metalike (E17) që i fiksojnë te tubi i mbështetëses së
shpinës.
fig. 72
Për të montuar rripin e mesit të këmbëve,
montojeni unazën e poshtme (E13) vetëm te vendi në
ndenjëse (E14). Unaza e poshtme (E18) duhet të qëndrojë në
pjesën e jashtme.
fig. 73
Për të montuar përsëri rripin e pasmë të poshtëm,
futni unazën (E16) te vendi përkatës në mbështetësen e
shpinës dhe pasi të jetë pozicionuar nën një prej vendeve
kapëse (E19), shtyjeni fort në vend.
fig. 74
Për t'i vendosur përsëri rripat e shpinës, mbështillini
veç e veç anembanë tubit të mbështetëses së shpinës, duke u
siguruar që të mos kthehen ose përdridhen.
fig. 75
Vendosni secilin rrip te unaza metalike përkatëse
(E17), duke bërë kujdes që të pozicionohen jashtë mjetit të
rregullimit të mbështetëses së shpinës (E1).
Kujdes! Pozicionojini lidhëset e shpinës gjithnjë në të
njëjtën lartësi.
fig. 76
Kujdes! Sigurohuni që të gjithë rripat të jenë
lidhur si duhet me ndenjësen e karrocës duke i tërhequr
një nga një.
MUFTJA E KËMBËS (nëse ka)
fig. 77
Pozicionojeni muften e këmbës (L), duke e kaluar
poshtë shufrës së parakolpit, dhe bashkoni prixhonerët (L1).
fig. 78
Mbyllësja e muftes së këmbës mund të zgjerohet
dhe bashkohet në një pozicion të përshtatshëm për
mbrojtjen e fëmijës nga të ftohtët, duke e fiksuar me kunjat
anësore të jashtme në elementët përkatës (L2) në mbulesë.
fig. 79
Muftja e karrocës mund të përdoret qoftë e drejtuar
nga prindi, qoftë nga rruga.
MBULESA E SHIUT (nëse ka)
fig. 80
Për të vendosur mbulesën e shiut (M), pozicionojeni
mbi kapak dhe mbyllini të dyja kopsat (M1) në anët e
ndenjëses së karrocës.
fig. 81
Pastaj kapini brezat (M2) përreth tubave të
përparmë në grupin e rrotës.
NDENJËSJA E FËMIJËS CAB 0+ / DARWIN INFANT /
DARWIN INFANT RECLINE (nëse ka)
BASHKIMI I NDENJËSES SË MAKINËS ME SHASINË
fig. 82
Hiqeni ndenjësen e karrocës nga doreza dhe lidheni
me shasinë duke e puthitur në të dyja anët e strukturës, dhe
vendoseni gjithnjë me orientim nga prindërit.
fig. 83
Kujdes: sigurohuni që ndenjësen e fëmijës të
makinës të jetë gjithnjë e fiksuar në të dyja anët para se
ta tërhiqni lart.
SHKËPUTJA E NDENJËSES SË MAKINËS NGA SHASIA
fig. 84
Aktivizoni levën (S1) në ndenjësen e pasme dhe
ngrini njëkohësisht atë nga shasia, duke e kapur me dorezë.
Për ta përdorur siç duhet ndenjësen e fëmijës të makinës,
referojuni manualit të dedikuar.
145