Descargar Imprimir esta página

Beko RDNE350K30XBN Manual Del Usuario página 322

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 29
5
Përdorimi i frigoriferit
Butoni i përcaktimit të
temperaturës
Butoni i përcaktimit të temperaturës
ju lejon që të bëni përcaktimin e
temperaturës së frigoriferit.
Caktimi i temperaturës së
frigoriferit
Përcaktimi i përgjithshëm i
temperaturës i frigoriferit bëhet me
anë të butonit të përcaktimit të
temperaturës në faqen e djathtë të
ndarjes së frigoriferit. Ky buton ka ٥
pozicion të ndryshme të përcaktimit
të temperaturës. Zgjidhni pozicionin e
përshtatshëm për nevojat tuaja.
Sistemi i dyfishtë i ftohjes
Frigoriferi juaj është i pajisur me dy
sisteme të ndara të ftohjes për ftohjen
e ndarjes së ushqimeve të freskëta
dhe për ndarjen e ngrirësit. Kështu
që ajri në ndarjen e ushqimeve të
freskëta dhe në ndarjen e ngrirësit
nuk do të përzihet. Falë këtyre
dy sistemeve të ndara të ftohjes,
shpejtësia e ftohjes është shumë më e
lartë se në frigoriferët e tjerë. Aromat e
ndarjeve nuk do të përzihen. Po ashtu,
sigurohet edhe një kursim më i madh
i energjisë pasi shkrirja automatike
kryhet individualisht.
Funksioni i pushimeve
Nëse dyert e produktit nuk hapen për
12 orë pasi termostati të vendoset në
pozicionin më të ngrohtë, atëherë do
të aktivizohet automatikisht funksioni i
pushimeve.
Hapni derën e produktit ose ndryshoni
përcaktimin e termostatit për ta
anuluar këtë funksion.
Funksioni i pushimeve është opsional.
Ai mund të ndryshojë sipas tipit të
produktit dhe mund të mos jetë i
përfshirë në çdo produkt.
Rekomandohet që t'i ruani ushqimet
në ndarjen më të freskët kur aktivizohet
funksioni i pushimeve.
17
SQ

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Rdne350k20xbRdne350k20x