mirëmbajtjes dhe në rast mospërdorimi të pajisjes.
• Në rast defekti ose keqfunksionimesh, fikeni dhe mos e ngacmoni. Për
riparime të mundshme duhet kontaktuar vetëm një qendër e asistencës
teknike të autorizuar.
• Nëse kablli ushqyes është dëmtuar, duhet ndërruar nga një qendër
asistence teknike e autorizuar, në mënyrë që të parandalohen rreziqet.
• Siguria elektrike e kësaj pajisjeje është siguruar vetëm kur ai vetë është
lidhur si duhet me një sistem të vënë në tokë, siç parashikohet nga
normat në fuqi për sigurinë elektrike. Është e nevojshme të kontrolloni
këtë kusht themelor të sigurisë përpara se të lidhni pajisjen me rrjetin
elektrik. Në rast dyshimesh, kërkoni një kontroll të kujdesshëm të
sistemit nga një teknik kompetent.
• Kjo pajisje nuk duhet të bjerë në kontakt me ujin, lëngje të tjerë,
spërkatës, avuj. Për çdo proces pastrimi dhe mirëmbajtjeje, referojuni
SQ
udhëzimeve në kapitullin përkatës.
•
MOS e përdorni këtë pajisje pranë një lavamani ose lavapjati të
mbushur me ujë. Gjatë përdorimit, pajisja duhet të vendoset në mënyrë
të tillë që të mos bjerë në lavaman apo lavapjat.
•
MOS e lini pajisjen të bjerë në kontakt me të jetë në afërsi me materiale
dhe sipërfaqe që marrin flakë shpejt ose që mund të dëmtohen nga
nxehtësia.
• Kjo pajisje duhet të vendoset mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe të
qëndrueshme.
• Për karakteristikat e pajisjes, referojuni ambalazhit të jashtëm.
• Përdoreni pajisjen vetëm me aksesoret e furnizuar që janë pjesë
thelbësore e pajisjes.
• Kjo pajisje nuk është projektuar të përdoret me një kohëmatës të
jashtëm ose sistem me telekomandim apo sistem tjetër të ngjashëm.
•
MOS e përdorni pranë një vatre. Kablli i ushqimit nuk duhet të bjerë
në kontakt me sipërfaqet e nxehta inkandeshente, me flakën, tenxheret
dhe enët e tjera.
•
Buka mund të digjet, ndaj MOS e përdorni këtë pajisje pranë ose nën
materiale që marrin flakë, siç janë perdet.
•
MOS e lini ushqimin të bjerë në kontakt me pajisjen për më gjatë se
ç'është e nevojshme për përgatitjen.
•
MOS përdorni zgjatues kordoni ose përshtatës.
52