3. Kontrolloni nëse tabakaja për tepricën e vajit është vënë në pozitën e duhur, pastaj mund të lini
ushqimin në pllakën ngrohëse. Rekomandohet përdorimi i dorezave të kuzhinës dhe mbajtëseve për
tenxhere, për të zvogëluar rrezikun nga dëmtimet e shkaktuara me prekjen e sipërfaqes së ngrohtë.
4. Koha e pjekjes së ushqimit është rreth 20 minuta. Koha e saktë mund të dallojë varësisht nga
shija personale dhe ushqimi.
5. Kur të përfundojë procesi i përgatitjes së ushqimit, largoni ushqimin e pjekur nga pllaka ngrohëse
me shpatullë të plastikës ose të drurit. Mos përdorni pajisje të metalit, sepse me këtë mund të
dëmtoni sipërfaqen ngrohëse.
6. Hiqni kabllin nga priza pasi që të përfundoni me përgatitjen e ushqimit (vërejtje: Nëse priza është
në ndërprerës, shkyqeni atë).
Vërejtje: Pllakës ngrohëse i nevojitet kohë që të ftohet sepse është shumë e ngrohtë.
7. Largoni tabakanë për tepricën e vajit pasi që të ftohet tërësisht. Nuk rekomandohet përdorimi i
sërishëm i vajit që ka mbetur në tabaka.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
1. Shkyqni pajisjen nga rryma dhe pritni që të ftohet tërësisht para pastrimit.
2. Pastroni pllakën ngrohëse dhe tabakanë për tepricë të vajit. Pllakën ngrohëse mund ta lani në
makinë për larjen e enëve, por nuk rekomandohet vendosja e tabakasë për tepricë të vajit në
enëlarëse, që të mos deformohet dhe të mos dëmtohet gjatë procesit të gjatë të larjes në makinë.
Lani tabakanë për tepricën e vajit në ujë të ngrohtë me sapun, pastrone, shpëlane dhe pastaj duhet të
thahet mirë.
3. Pastroni kapakun e pllakës ngrohëse me leckë letre ose me leckë të butë. Asnjëherë mos përdorni
mjete abrazive për pastrimin e pllakës ngrohëse të pangjitshme.
VËREJTJE: Mos e ulni pajisjen në ujë për ta pastruar sepse ekziston rreziku nga goditja e rrymës.
4. Vendosni pajisjen në vend të sigurtë dhe të pastër..
DEPONIMI EKOLOGJIK
Mund të ndihmoni në mbrojtjen e ambientit jetësor! Ju
lutemi që të respektoni rregullativat lokale: të gjitha
pajisjet e prishura elektrike duhet t'i depononi në
qendrat e përshtatshme për riciklimin e mbeturinave
elektrike dhe elektronike
5