Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për baterinë
1.
Përpara se ta përdorni baterinë, lexoni të
gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) karikuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni baterinë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos krijoni qark të shkurtër të baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e baterisë në kuti
me objekte të tjera metalike, si gozhdë,
monedha etj.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
(3)
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6.
Mos e ruani dhe mos e përdorni veglën/
makinerinë dhe baterinë në vende ku
temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C
(122 °F).
7.
Mos e digjni baterinë, edhe nëse është shumë
e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Bateria mund të shpërthejë në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
11.
Kur hidhni baterinë, hiqeni nga vegla dhe
hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
12. Përdoreni baterinë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterisë në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në
zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të
elektroliteve.
13. Nëse vegla/makineria nuk përdoret për një
periudhë të gjatë kohe, bateria duhet të hiqet
nga vegla.
14. Mbajeni baterinë larg fëmijëve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita. Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita
ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund
të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime
personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu
edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe
ngarkuesin.
Këshilla për të ruajtur
jetëgjatësinë maksimale të
baterisë
Karikojeni baterinë përpara se të shkarkohet
1.
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me
veglën/makinerinë dhe karikojeni baterinë kur
vëreni ulje të fuqisë së veglës.
2.
Asnjëherë mos e rikarikoni baterinë e
karikuar plotësisht. Karikimi i tepërt shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
Karikojeni baterinë me temperaturën e dhomës
3.
në 10 °C - 40 °C (50 °F - 104 °F). Lëreni baterinë
e nxehtë të ftohet përpara se ta karikoni atë.
4.
Karikojeni baterinë nëse nuk e përdorni për një
kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
200 SHQIP