Skil 3155 Manual Original página 53

Tabla de contenido

Publicidad

• Mbrojtja e baterisë
Fiket veglën ose parandalon ndezjen
të veglës, kur
- temperatura e baterisë nuk është
brenda diapazonit të lejuar të
temperaturës së përdorimit -20 deri
në +50°C
- bateria me jone litiumi është gati
bosh (për të mbrojtur nga shkarkimi
i thellë)
! mos vazhdoni të shtypni çelësin
e ndezjes/fikjes pasi pajisja të
fiket automatikisht; bateria mund
të dëmtohet
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës w
! mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë
gri
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për
përdorim profesional
• Burimi i dritës së këtij mjeti nuk mund
të ndërrohet (nëse drita LED arrin
në fund të jetës së saj, mjeti duhet
të hidhet)
• Mbajeni gjithnjë mjetin të pastër
! hiqeni baterinë nga mjeti para se
ta pastroni
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht
kujdesit në prodhim dhe procedurat e
provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për
veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së
bashku me vërtetimin e blerjes te
shitësi ose te qendra më e afërt e
shërbimit e SKIL (adresat si dhe
diagrami i shërbimit i veglës janë të
paraqitura në www.skil.com)
• Kini parasysh se dëmtimet për shkak
të mbingarkesës ose manovrimit
të papërshtatshëm të veglës janë
të përjashtuara nga garancia (për
kushtet e garancisë së SKIL vizitoni
www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike,
bateritë, aksesorët dhe paketimin
së bashku me materialet e
mbeturinave familjare (vetëm për
vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane
2012/19/EC për pajisjet elektrike
dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet
kombëtare, pajisjet elektrike që
kanë arritur në fund të jetëgjatësisë
së tyre duhet të mblidhen të ndara
dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 6 do t'ju kujtojë për këtë gjë
kur të jetë nevoja për t'i hedhur
! para hedhjes mbroni terminalet e
baterisë me ngjitës të fortë për të
parandaluar qarkun e shkurtër
53

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido