Skil 8200 Manual Original página 84

Ocultar thumbs Ver también para 8200:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 29
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose
baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime
të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e
punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e
ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje
ose bllokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe
gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e
veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e
punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga
veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të
lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj.
në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të thata,
të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk ju
lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR KAPËSET E TAPICERISË
• Kini parasysh gjithmonë se pajisja ka kapëse
(manovrimi pa kujdes i kapëses së tapicerisë mund të
shkaktojë lëshimin e papritur të kapëseve dhe dëmtime
personale)
• Mos e drejtoni pajisjen nga vetja apo drejt dikujt
pranë jush (aktivizimi i papritur do të lëshojë kapësen
duke shkaktuar lëndime)
• Mos e përdorni pajisjen nëse nuk e keni vendosur
fort mbi materialin e punës (nëse pajisja nuk është në
kontakt me materialin e punës, kapësja mund të
shmanget dhe të largohet nga objektivi)
• Hiqeni pajisjen nga burimi i energjisë kur kapëset
brenda në pajisje ngecin (kur hiqni një kapëse të
bllokuar, pajisja mund të aktivizohet aksidentalisht nëse
është e vënë në prizë)
• Tregoni kujdes kur lironi një kapëse të bllokuar
(mekanizmi mund të jetë i shtypur dhe kapësja mund të
dalë me forcë kur përpiqeni që lironi kapëset e bllokuara)
• Mos e përdorni këtë kapëse tapicerie për kapjen e
kabllove elektrike (ajo nuk është e projektuar për
montimin e kabllove elektrike dhe mund të dëmtojë
pjesën izoluese të kabllove elektrike duke shkaktuar
goditje elektrike ose rreziqe për zjarr)
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Kjo vegël nuk është projektuar për t'u përdorur nga
fëmijët dhe personat me kapacitete të zvogëluara
fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të
përvojës dhe njohurive
• Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Ngarkimi i telave/gozhdëve 6
! hiqeni spinën
- kthejeni veglën përmbys
- shtypni levën A ndërsa tërhiqni rrëshqitësin B prapa
- futni telin/gozhdën në mbajtëse C me kunjat e kthyera
lart (kapaciteti maksimal 100 tela/80 gozhdë)
- shtyjeni rrëshqitësin B drejt kokës së pajisjes D deri sa
të zërë vend
- kur futni një rresht gozhdësh (nuk janë të përfshira me
pajisjen) anojeni pajisjen në një mënyrë të tillë që
rreshti i gozhdëve të qëndrojë në anën e mbajtëses që
korrespondon me simbolin e gozhdës në kokën e
kapëses së tapicerisë D 7
- ngarkojeni përsëri mbajtësen C kur shikoni fundin e
rreshtit të telave ose gozhdëve në vrimë H 2
• Funksionimi i veglës 8
- ndizni pajisjen duke shtyrë çelësin E në pozicionin "I"
- shtypeni fort kokën e kapëses D mbi materialin e
punës deri sa të shtyhet plotësisht
- shtypeni pak çelësin F dhe më pas lëshojeni përsëri
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- fikni pajisjen duke shtyrë çelësin E në pozicionin "O"
• Kontrolli i goditjes 9
Me anë të rrotës G, niveli i goditjes që duhet mund të
rregullohet gradualisht nga minimumi deri në maksimum
(- / +)
- "-" për materiale të holla dhe të lehta si fletë alumini
dhe pëlhura
- "+" për materiale të trasha dhe të ashpra si dru dhe
mure të forta
- para se të filloni një punë, gjeni nivelin optimal të
goditjes duke e provuar në materiale për provë
84

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido