Skil 1350 Manual Original página 124

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 39
- lironi çelësin D në secilën anë
- rregulloni bordurën e prerjes në distancën e dëshiruar
nga disku duke përdorur shkallën
- shtrëngoni çelësin D në secilën anë
! sigurohuni që bordura të jetë paralele me diskun
! sigurohuni që materiali i punës të mos jetë në
kontakt me diskun e sharrës
- ndizni veglën
- vegla duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para të lama të
hyjë në materialin e punës
- mbajeni fort materialin e punës përkundër bordurës së
prerjes dhe futeni te disku duke ushtruar një presion të
qëndrueshëm dhe të njëtrajtshëm (mos e sforconi)
! mos i vendosni kurrë duart në rrugën e diskut të
sharrës
- fikni sharrën kur të përfundojë prerja
- prisni derisa disku të ndalojë plotësisht para se të hiqni
ndonjë pjesë të materialit të punës
Përcaktimi i këndeve me kllapa u
- rrëshqitni treguesin e pjerrësisë vertikale A në bordurën
e prerjes C
- lironi dorezën e bllokimit B
- rrotulloni treguesin e këndit horizontal në këndin e
dëshiruar (-45° në 45°)
- shtrëngoni dorezën e bllokimit B
! sigurohuni që treguesi i këndit horizontal është i
bllokuar
- bëni disa prerje provë dhe mateni nëse kërkohet
saktësi e lartë
- mbajeni fort materialin e punës përkundër treguesit të
pjerrësisë vertikale ndërsa e drejtoni materialin e punës
ngadalë përpara
Vendosja e këndeve vertikale i
- lironi çelësin K në secilën anë i a
- anojeni bangon në këndin e dëshiruar të pjerrësisë
horizontale
- sharra ka bllokues fundorë në 0° dhe 45°
- shtrëngoni çelësin K në secilën anë për të siguruar
vendosjen e pjerrët
! përdorni bordurën e prerjes vetëm në anën e
djathtë të bangos kur bëni një prerje të pjerrët
horizontale i b
Magazinimi/transporti
- sigurohuni që çelësi E të jetë në pozicion e fikjes OFF
- hiqeni spinën
- mbështillni kordonin rreth elementit të mbledhjes së
kordonit L 8
- boshatisni depozitën e ujit para transportit
- ngrini veglën duke kapur dorezat e transportit V 8
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Pastroni gjithmonë sharrën dhe diskun pas përdorimit me
një pecetë të thatë dhe të pastër
! shkëputni spinën para pastrimit
Lyerja e bangos me dyllë të tipit të makinave do ta mbajë
sipërfaqen të pastër dhe do të lejojë që materialet e
punës të rrëshqasin lirshëm
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 6 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA
E matur në përputhje me EN 12418, niveli i trysnisë
së tingullit i kësaj pajisje është < 70 dB(A) (shmangia
standarde: 4 dB)
Niveli i emetimit të zhurmës është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 12418; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj zhurmës
kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të
rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke
i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
124

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido