keni shtypur butonin L 7 b,
bateria është bosh
! kur fillojnë të pulsojnë nivelet 2
të treguesit të baterisë pasi keni
shtypur butonin L 7 c, bateria
nuk është brenda temperaturës
së lejuar
• Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është shumë e lartë
--> hiqeni ngarkesën dhe ndizeni
përsëri
- temperatura e baterisë nuk
është brenda nivelit të lejuar të
temperaturës nga -20 në +50°C
--> 2 nivelet e treguesit të nivelit
të baterisë fillojnë të pulsojnë kur
shtypni butonin L 7 c; prisni derisa
bateria të jetë brenda temperaturës
së lejuar
- bateria është thuajse bosh (për
t'u mbrojtur nga dëmtimi për
shkak të shkarkimit të thellë) -->
niveli i ulët i baterisë ose pulsimi për
shkak të nivelit të ulët të baterisë
7 b tregohet në treguesin e nivelit
të baterisë kur shtypni L; karikoni
baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin
e ndezjes/fikjes pasi pajisja të
fiket automatikisht; bateria mund
të dëmtohet
• Lidhja e tubit të ajrit 8
- zhbllokoni kapësen e kokës së
ajrit N
- vendosni kokën e ajrit M në gypin
e valvulës
! për valvulat Presta dhe Dunlop,
vidhosni adaptorin K në gypin
e valvulës para se të vendosni
kokën e ajrit
- shtyjeni kokën e ajrit në mënyrë që
pjesa e filetuar e gypit të valvulës të
jetë brenda kokës së ajrit
- bllokoni kapësen e kokës së ajrit N
• Heqja/instalimi i adaptorëve 9
- zhbllokoni kapësen e kokës së
ajrit N
- shtyni adaptorin në kokën e ajrit M
deri sa të ndalojë
- bllokoni kapësen e kokës së ajrit N
• Ndezje/Fikje 2
- shtypni butonin B
- Në ekranin LCD E do të shfaqen
informacionet për presionin
- shtypni përsëri butonin B për ta fikur
! pas afro 5 minutash pa aktivitet,
vegla do të fiket automatikisht
• Caktoni presionin e synuar q
- presioni i synuar Q mund të rritet
dhe të ulet me butonat + dhe – C në
vlerën e dëshiruar (nga 0,2 deri në
11,0 bar)
- për të ndryshuar njësinë e presionit
P shtypni së bashku butonat + dhe –
! për të shmangur fryrjen e tepërt,
lexoni udhëzimet e dhëna me
artikujt që do të fryni dhe mos
i kaloni asnjëherë presionet e
rekomanduara
• Fryrja
- për të filluar fryrjen, shtypni butonin
D
- presioni aktual R do të shfaqet
! kur presioni aktual është më i
lartë se presioni i synuar, vegla
nuk do të fillojë të fryjë
- për të ndërprerë ose për të ndaluar
fryrjen, shtypni përsëri butonin D
- vegla ndalon kur arrihet presioni
i synuar
! lëreni veglën të ftohet për 5
minuta pas çdo 15 minuta
përdorim të vazhdueshëm
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për
përdorim profesional
• Pastroni veglën me një copë të thatë
dhe të butë (mos përdorni produkte
pastrimi ose tretës)
! hiqeni baterinë nga mjeti para se
ta pastroni
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht
kujdesit në prodhim dhe procedurat e
provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për
veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së
bashku me vërtetimin e blerjes te
shitësi ose te qendra më e afërt e
shërbimit e SKIL (adresat si dhe
diagrami i shërbimit i veglës janë të
paraqitura në www.skil.com)
• Kini parasysh se dëmtimet për shkak
të mbingarkesës ose manovrimit
të papërshtatshëm të veglës janë
të përjashtuara nga garancia (për
kushtet e garancisë së SKIL vizitoni
www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
110