2 Vendosni majën e grykëzës në gojën tuaj.
Mbështetuni mbi lavaman dhe mbyllni buzët
pjesërisht mbi majën e grykëzës për të shmangur
spërkatjen. Lini hapësirë të mjaftueshme për të
lejuar që uji të rrjedhë nga goja juaj në lavaman.
3 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes në dorezë për të
ndezur pajisjen "Cordless Power Flosser".
4 Me pajisjen "Cordless Power Flosser" të ndezur:
a Pozicionojeni majën e grykëzës pak mbi vijën e
mishit të dhëmbëve në kënd 90°.
Shënim: Për grykëzën "Quad Stream", shtypni lehtë
në mënyrë që maja e grykëzës të jetë në kontakt
me vijën e mishit të dhëmbëve dhe me dhëmbët.
b Duke filluar nga dhëmbët tuaj të pasmë në
nofullën e sipërme ose të poshtme, rrëshqiteni
majën e grykëzës përgjatë vijës së mishit të
dhëmbëve dhe bëni një pauzë të shkurtër midis
secilit dhëmb.
c Vazhdoni të pastroni si brenda (15 sekonda),
ashtu edhe jashtë (15 sekonda) dhëmbëve për
një total prej 30 sekondash në njërin hark të
gojës suaj.
Shënim: Mos harroni të pastroni pjesët e
brendshme të dhëmbëve.
Shënim: Mund të përdorni rrotulluesin e grykëzës
për të rrotulluar dhe pozicionuar majën e grykëzës
për të pastruar pjesët e brendshme të dhëmbëve.
279
Shqip