VOX electronics TL-30A Manual De Usuario página 39

Tabla de contenido

Publicidad

INSTALIMI I VENTILATORIT ELEKTRIK
INSTRUKSIONET
MODELI: TL-30A, TL-40A, TL-2300
KUJDES:
1. Instalimi jo i drejtë mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose lëndime trupore tek njerëzit.
2. Për të parandaluar rrezikun nga zjarri ose goditja elektrike mos e përdorni pajisjen në afërsi të dritares.
3. Para pastrimit dhe servisimit, si dhe me rastin e lëvizjes së pajisjes nga një vend në tjetrin, duhet të largoni kabllin
nga priza e rrymës.
4. Ventilatori duhet të vendoset në sipërfaqe të rrafshët dhe stabile para përdorimit që të mos rrotullohet.
5. Ventilatori nuk duhet të mbahet në ambiente ku lagështia është shumë e madhe (si për shembull në banjo).
6. Tensioni dhe frekuenca e rrjetit elektrik duhet t'i përgjigjen tensionit të deklaruar të pajisjes.
7. Mos e shkyqni ventilatorin me duar të lagura dhe mos e tërhiqni kabllin.
8. Nëse pajisja është e dëmtuar, posaçërisht kablli ose baza, mos e përdorni pajisjen.
Këtë pajisje mund ta përdorin fëmijët më të moshuar se 8 vjet dhe më shumë, personat me aftësi të
9.
zvogëluara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive vetëm nëse janë nën
mbikëqyrje ose më parë kanë marrë udhëzime për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurtë dhe të kenë
kuptuar rreziqet që përfshin përdorimi.
MONTIMI:
1. Çlironi vidhën për fiksimin e maskës në shtëpizën e motorit.
2. Vendosni fortë maskën e prapme në shtëpizën e motorit, pastaj shtrëngoni duke e lakuar vidhën në drejtim të
akrepave të orës.
3. Vendosni lopatëzat në boshtin e motorit dhe shtrëngoni fortë në shtojcën e rotacionit në drejtim të kundërt me
akrepat e orës.
4. Bashkoni pjesën e përparme të maskës me pjesën e prapme në skaje me anë të bashkimeve të cilat kanë ardhur
bashkë me pajisjen.
KONTROLLI I RROTULLIMIT TË OSHILATORIT
1. Shtypni butonin për punën e oshiluar të pajisjes.
2. Përsëri shtypni butonin nëse dëshironi që të ndaloni rrotullimin e ventilatorit.
PASTRIMI & MIRËMBAJTJA
1. Përdorni pëlhurë të butë ose leckë për pastrimin e trupit të ventilatorit. Në rast se pluhuri ose ndyrësirat nuk
mund të pastrohen, përdorni ujë me sapun. Mos përdorni benzinë, hollues ose tretës të tjerë.
2. Përdorni thithëse për pastrimin e ventilatorit, në rast se ndyrësirat dhe pluhuri nuk pastrohen lehtë, përdorni
furçë.
3. Para përdorimit lexoni udhëzimin me kujdes.
4. Nuk është e dedikuar për përdorim në ambient të hapur ose në ambiente me lagështi.
5. Para pastrimit ose nëse pajisjen nuk e përdorni, hiqeni kabllin nga rryma.
6. Nëse ka prishje, mos e përdorni më ventilatorin dhe kontaktoni teknikun për riparim.
7. Nëse kablli i pajisjes është i prishur, ai duhet të zëvendësohet me kabllo të posaçme ose me një pjesë të kabllit të
cilin mund ta bleni tek prodhuesi ose serviseri i autorizuar.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Tl-40aTl-2300

Tabla de contenido