Shkyqeni pajisjen para se ta hiqni nga rryma.
Mos e kapni pajisjen për kablli. Mos përdorni kabllo zgjatues.
Mos e përdorni këtë pajisje në atmosferë korozive dhe eksplozive, në mënyrë që
të parandalohet qarku i shkurtër dhe eksplodimet.
Përdorimi i aksesorëve jo origjinale mund të dëmtojë funksionalitetin e pajisjes
dhe të shkaktojë humbjen e garancisë.
Pajisjen mos e lini pa përkujdesje deri sa të jetë e kyqur në furnizimin me rrymë.
Kur të vendosni hekurin në mbajtësen e vet, sigurohuni që sipërfaqja ku është e
vendosur mbajtësja të jetë stabile.
Hekuri nuk duhet të përdoret nëse është përplasur, nëse ka shenja të dukshme
të dëmtimit ose nëse është duke rrjedhur.
Këtë pajisje nuk duhet ta përdorin personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe
njohurive, përderisa nuk kanë mbikëqyrje ose nuk kanë marrë trajnim lidhur me
përdorimin e pajisjes nga ana e personit përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje për të siguruar që të mos luajnë me
pajisjen.
Mbani hekurin dhe kabllin e tij largë nga fëmijët më të vegjël se 8 vjet deri sa
është në rrymë ose është duke u ftohur.
E RËNDËSISHME
- Deri sa është në funksion e sipër, hekuri dhe avulli arrijnë temperatura shumë të
larta, bëni shumë kujdes nga djegia. Mos prekni pjesët e metalit të hekurit kur
është e nxehtë.
- Para zëvendësimit ose pastrimit, hiqeni pajisjen nga priza e rrymës dhe pritni deri
sa të ftohet tërësisht.
- Mos e përdorni pajisjen në ambient të hapur.
- Mos e përdorni pajisjen në afërsi të perdeve, mobiljeve ose objekteve të tjera të
djegshme.
- Vërejtje: avulli është shumë i nxehtë, rrezik nga djegia. Asnjëherë mos e drejtoni
vrushkullin e avullit drejt njerëzve, kafshëve ose objekteve që mund të dëmtohen
ose të digjen.
- Përdorni vetëm ujë nga çezma ose ujë të demineralizuar që të mbushni
rezervoarin e hekurit. Lëngjet tjera mund të dëmtojnë komponentat dhe rondelat
që shkakton humbjen e garancisë së produktit.
- Mos hidhni lëngje të tjera ose materiale të tjera ose aditive në rezervoar
- Gjithmonë vendosni hekurin në sipërfaqe stabile, të rrafshët dhe rezistente
nga djegia.
- Mos ngarkoni pasha në monotub ose mos provoni ta kullosni atë.
- Mos e lidhni kabllin rreth pajisjes.
- Kontrolloni me kujdes etiketën e pëlhurës që i përgjigjet hekurit dhe temperaturës
së hekurosjes.
- Gjithmonë vendosni hekurin në mbajtësen e vet në stacion, mos lejoni që hekuri të
vihet në pëlhurë apo diku tjetër.
INSTALIMI
Hiqeni pajisjen nga kutia dhe largoni paketimin. Në mënyrë që të sigurohet ventilim i
mjaftueshëm, distanca në mes të hekurit dhe murit ose objekteve tjera duhet të jetë
të paktën 15 cm mbrapa dhe 15 cm anash.