VOX electronics PK611-IM Manual De Usuario página 48

Tabla de contenido

Publicidad

PËRDORIMI
Para përdorimit të parë të aparatit, hiqni të gjitha materialet promovuese dhe mbështjellësit dhe kontrolloni a janë pllakat
ngrohëse të pastra dhe pa pluhur. Nëse është e nevojshme, pastroni ato me leckë të lagur. Për rezultate më të mira, hidhni një
lugë vaji bimor në pllakat e pangjitshme. Lyeni me leckë të kuzhinës dhe pastroni tepricën e vajit.
Vërejtje: Kur të ngrohet pajisja për herë të parë, mund të emitojë tym të ndritshëm ose aromë. Kjo është normale te shumica e
pajisjeve të cilat ngrohen. Kjo nuk ndikon në sigurinë e pajisjes tuaj.
• Vendosni aparatin në sipërfaqe të rrafshët, duke pasur kujdes që të mos vijë në kontakt me murin, këndet ose perdet..
• Asnjëherë mos i preni krepat në pllakën ngrohëse. Përdorni vetëm lugë të drurit ose të plastikës që janë rezistente ndaj zjarrit
për të mos gërvishturn shtresën e pllakës ngrohëse.
• Kyqni kabllin për furnizim në prizë. Indikatori i tensionit do të tregojë ngjyrë të kuqe. Sillni butonin për rregullimin e
temperaturës në maksimum MAX dhe do të ndricojë drita e gjelbër në indikatorin e gatishmërisë, duke treguar se pajisja ka
filluar të ngrohet.
• Lini pajisjen që të ngrohet deri sa të shkyqet drita e gjelbër e indikatorit të gatishmërisë. Kjo tregon se pllaka ngrohëse ka
arritur temperaturën e duhur për pjekje.
• Për të arritur rezultate më të mira, spërkatni pllakën ngrohëse me pak vaj për gatim para përdorimit të pajisjes, në mënyrë që
pas pjekjes më lehtë të lëvizni krepat.
• Kur të shkyqet drita e gjelbër në indikatorin e gatishmërisë, hidhni brumin për krepa në pllakën ngrohëse, zgjeroni brumin me
lëvizje rrethore, duke përdorur lyerësin e brumit.
• Drita e gjelbër e indikatorit të gatishmërisë do të vazhdojë të kyqet dhe të shkyqet, duke treguar në këtë mënyrë se pajisja
është duke u ngrohur sic duhet.
• Pjekni krepat deri sa të bëhen të ngurta, respektivisht deri në momentin që mund ti lëvizni lehtë.
• Ngritni dhe lakoni krepën me anë të shpatullës.
• Vazhdoni të pjekni anën tjetër të krepës, përderisa ana e poshtme të skuqet dhe të
mund ta largoni me lehtësi. Vendosni krepën në një enë me tela para se ta vendosni
në pjatë.
• Pasi që krepa e parë të piqet, përshtatni temperaturën sipas kërkesave tuaja.
• Përsëritni procesin e pjekjes sipas nevojës, duke vendosur krepat njërën mbi tjetrën
me letër për pjekje, në mesin e secilës. Mbuloni krepat me folje dhe sipas nevojës i
ngrohni në furrë.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
• Gjtihmonë hiqni pajisjen dhe kabllon për furnizim nga priza para dhe pas pastrimit të pajisjes.
• Sipërfaqja e pllakave ngrohëse është e përbërë nga materiali që nuk ngjitet prandaj nevojitet që të pastrohet
lehtë. Pllakat ngrohëse pastroni vetëm me leckë të lagur.
• Mos e futni pajisjen në ujë ose në lëngje tjera.
• Mos përdorni mjete abrazive për pastrim ose furca të forta.
• Mos e lani pajisjen në enëlarëse për larjen e enëve.
• Për shkak të largimit më të lehtë të krepave, lagni pllakat ngrohëse lehtë para cdo përdorimi.
RUAJTJA
• Gjithmonë hiqni kabllon për furnizim nga priza para se ta depononi pajisjen.
• Pajisja duhet të ftohet tërësisht dhe të thahet para deponimit.
DEPONIMI EKOLOGJIK
Të ruajmë ambientin jetësor! Mos harroni që t'iu
përmbaheni rregullave lokale: dërgoni pajisjen
elektrike e cila më nuk punon, në qendrën për
deponimin e mbeturinave.
3

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido