VOX electronics GB - 1003 Manual De Usuario página 52

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 23
24.Udhëzimet për pajisjet e klasës III duhet të tregojnë se ato duhet të sigurohen vetëm në
siguri të tensionit shumë të ulët që korrespondon me shënimin në pajisje.
Ky udhëzim nuk është i nevojshëm për pajisjet që funksionojnë me bateri nëse bateria
është një bateri primare ose bateri dytësore e karikuar jashtë pajisjes. "
25.Ruani këto udhëzime për përdorim në të ardhmen.
PARALAJMËRIM PËR PLASTIFIKIMIN
Sipërfaqja e pajisjes mund të jetë shumë e nxehtë gjatë punës, që mund të shkaktojë
dëmtime, ndryshim të ngjyrës ose shenja në tavolinë. Rekomandohet vendosja e bazave të
joplastikës në mes të pajisjes dhe pjesës së epërme të tavolinës.
Vetëm për përdorim në amvisëri
NJIHUNI ME ZGARËN TUAJ
Doreza e kapakut të qelqit
Kapaku i qelqit
Pjata e gatimit
Baza
Furnizimi me energji elektrike
Kutia për kullimin e vajit
Energjia elektrike
SI PËRDORET ZGARA
Çpaketoni pajisjen dhe vendoseni në sipërfaqe të rrafshët dhe fshini pjesët e jashtme dhe
pllakën ngrohëse me leckë të lagur, të butë. Kyqni aparatin në rrymë që të nxehet.
Rekomandohet lyerja e pllakës së ngrohjes me një shtresë të vajit bimor para ngrohjes.
Kjo ndihmon në mbrojtjen e sipërfaqeve jo ngjitëse. Mund të vihet re era gjatë ngrohjes
fillestare; kjo është normale dhe largohet pas një apo dy përdorimeve.
1. Para përdorimit kontrolloni nëse pllaka ngrohëse është e pastër dhe nëse në të ka
mbeturina të ushqimit. Fshini me leckë të butë nëse është e nevojshme.
2. Kyqni pajisjen në prizë të murit me tension të përshtatshëm dhe rregulloni temperaturën
sipas nevojave tuaja. Indikatori i tensionit do të kyqet me dritë të kuqe dhe ngrohja e
pajisjes fillon. Kur të arrihet temperatura e kërkuar, indikatori do të shkyqet.
3. Për arritjen e temperaturës së rregulluar zakonisht nevojiten rreth 10 minuta. Tani mund
të lini ushqimin në pllakën ngrohëse.
4. Kontrolloni nëse tabakaja për tepricën e vajit është vënë në pozitën e duhur, pastaj
mund të lini ushqimin në pllakën ngrohëse. Rekomandohet përdorimi i dorezave të
kuzhinës dhe mbajtëseve për tenxhere, për të zvogëluar rrezikun nga dëmtimet e
shkaktuara me prekjen e sipërfaqes së ngrohtë.
5. Koha e pjekjes së ushqimit është rreth 20 minuta. Koha e saktë mund të dallojë
varësisht nga shija personale dhe ushqimi.
6. Kur të përfundojë procesi i përgatitjes së ushqimit, largoni ushqimin e pjekur nga pllaka
ngrohëse me shpatullë të plastikës ose të drurit. Mos përdorni pajisje të metalit, sepse me
këtë mund të dëmtoni sipërfaqen ngrohëse.
7. Hiqni kabllin nga priza pasi që të përfundoni me përgatitjen e ushqimit (vërejtje: Nëse
priza është në ndërprerës, shkyqeni atë).
Vërejtje: Pasi që pajisja do të qëndrojë në temperaturë të lartë, ajo kërkon kohë që të
ftohet mirë.
3

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido