SQ
Shkëputeni gjithmonë spinën nga ushqimi me rrymë elektrike, përpara pastrimit ose
mirëmbajtjes edhe në rast se nuk e përdorni aparatin.
Pasi të mbaroni së përdoruri pajisjen ju këshillojmë ta boshatisni atë plotësisht nga uji i
mbetur dhe ta shpëlani.
Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë çrregullimet e mëposhtme:
•
zhurmë të bezdisshme gjatë lëshimit të avullit;
•
derdhje të pikave të ujit;
•
konsum të shpejtë të elektrodave.
Nëse sasia e avullit të prodhuar me kalimin e kohës duket e pakësuar, pastroni elektrodat
nga depozitimi i gëlqeres duke përdorur një solucion të posaçëm antigëlqeror ose pak
uthull. Hidhni solucionin dhe uthullën në një kontejner deri sa të arrijnë nivelin e caktuar
(Fig. I) dhe futni elektrodat në të (6).
Lëreni të veprojë për disa orë dhe pastaj shpëlani elektrodat me ujë të ftohtë. Thani
kambanën dhe vendin ku ndodhet lidhësi.
Ruajeni humidifikatorin larg vendeve që arrihen nga fëmijët, në një vend të freskët dhe të
thatë.
Pastroni pjesët e jashtme të aparatit duke përdorur një leckë të butë paksa të njomur me
ujë. Mos përdorni produkte gërryese, alkool, tretës apo produkte të ngjashme pasi kjo do të
dëmtonte sipërfaqet e pajisjes në mënyrë të pandreqshme.
Ambalazhi i pajisjes përbëhet nga materiale të riciklueshme. Eliminojeni pajisjen
në përputhje me normat e mbrojtjes së mjedisit.
Sipas normës evropiane 2002/96/BE, aparati jashtë përdorimit duhet të eliminohet
në mënyrë të rregullt. Materialet e riciklueshme që gjenden në aparat duhen
rikuperuar, me qëllim që të shmanget degradimi ambiental.
Në fund të jetës së dobishme të pajisjes dorëzoni humidifikatorin pranë një qendre
të përshtatshme për grumbullim.
Për më shumë informacione, drejtohuni entit lokal për eliminimin e hedhurinave
ose shitësit të aparatit.
Për riparimet apo blerjen e pjesëve të këmbimit, drejtohuni te shërbimi i autorizuar për
asistencën ndaj klientëve IMETEC, duke kontaktuar falas Numrin Jeshil telefonik të
mëposhtëm apo duke konsultuar faqet e internetit.
Aparati është i mbuluar nga garancia e prodhuesit. Për detajet, konsultoni fletën e garancisë
të bashkëlidhur. Moszbatimi i instruksioneve që përmban ky manual për përdorimin, kujdesin
dhe mirëmbajtjen e pajisjes çon në humbjen e të drejtës së garancisë që ofron prodhuesi.
Tenacta Group S.p.A. Via Piemonte 5/11 24052 Azzano S. Paolo (BG) ITALY
24
MIRËMBAJTJA DHE RUAJTJA
ELIMINIMI
ASISTENCA DHE GARANCIA
www. imetec.com
Tel. +39.035.688.111 Fax +39.035.320.149