sHPJegImI I sImBoleVe nË VegËl/KarIKues/
BaterI
4 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Transformatori izolues me siguresë ndaj defekteve
(burimi i energjsië ndahet automatikisht nga dalja e
transformatorit)
7 Fikje automatike kur karikuesi nxehet shumë (siguresa
termike shpërthen dhe karikuesi bëhet i papërdorshëm)
8 Polariteti i gabuar i lidhjes së karikuesit mund të
shkaktojë një rrezik (karikojeni baterinë vetëm me
karikuesin e përfshirë)
9 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
materialet e mbeturinave familjare
0 Teknologjia NiMH siguron më shumë energji në një
mënyrë me më pak ndotje për mjedisin
PËrdorImI
• Karikimi i baterisë !
- bateria e veglave të reja nuk është plotësisht e
karikuar
! hiqeni baterinë nga karikuesi pasi të përfundojë
periudha e karikimit duke zgjatur kështu
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë
E RËNDËSISHME:
- pas 3 orësh, karikimi do të përfundojë dhe bateria
mund të përdoret, edhe nëse drita e kuqe mund të
jetë ende e ndezur (drita e kuqe mund të kërkojë më
shumë se 3 orë për t'u fikur)
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
! një bateri që është e re ose nuk është përdorur
për një periudhë të gjatë nuk e zhvillon
kapacitetin e saj të plotë deri pas afro 5 ciklesh
karikimi/shkarikimi
- mos e karikoni vazhdimisht baterinë pas vetëm disa
minutash përdorim; kjo gjë mund të rezultojë në ulje të
kohës së përdorimit dhe të rendimentit të baterisë
- bateria me nikel-metalhidrid duhet të mbahet e ndarë
nga mjedisi natyral dhe nuk duhet të hidhet si
mbeturina normale familjare (simboli 9 do t'ju kujtojë
për këtë gjë kur të lindë nevoja për ta hedhur)
! para hedhjes, mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar një qark të
shkurtër
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të
veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
• Vendosja e tubetit @
- hapni një tubet standard me një thikë
- montoni hundëzën në pjesën e sipërme të tubetit të
hapur
- prisni të paktën 2 cm nga maja e hundëzës në kënd
45°, në mënyrë që dalja të jetë e madhe sa duhet kur
përdorni një program me shpejtësi të lartë
- shtypeni çelësin A majtas
- shtypeni pistonin B prapa te pozicioni i tij fillestar deri
sa të kërcasë në vendin e tij (nëse nuk e vendosni në
vendin e tij, mund të shkaktoni defekte te pistoni)
- hapni kapakun e tubetit C
- futni tubetin deri sa fundi i tij të arrijë te pjesa e pasme
e cilindrit D
- mbyllni kapakun e tubetit C
• Ndezje/fikje #
- shtypeni çelësin A djathtas për të zhbllokuar çelësin e
aktivizimit E
- ndizeni/fikeni veglën duke shtypur/lëshuar çelësin e
aktivizimit E
- vegla do të fiket automatikisht kur tubeti të jetë bosh
! sigurohuni që çelësi a të jetë në pozicionin e
bllokimit pas çdo përdorimi $
• Shpejtësia e ndryshme %
- me anë të rrotëzës F mund të ndryshoni fluksin e
materialit izolues (6 pozicione)
- para se të filloni një punë, gjeni shpejtësinë optimale
duke e provuar në materiale për provë
! nëse vegla nuk punon me rrotëzën F në
pozicionin 1, rregulloni shpejtësinë kur të shtypni
çelësin e aktivizimit e 2 deri sa të gjeni
programin optimal
• Vendosja e materialit izolues ^
- sigurohuni që zona që do të izoloni të jetë e pastër dhe
e thatë (hiqni materialin e vjetër izolues, nëse ka)
- pasi ta shtypni çelësin A majtas, shtypni çelësin e
aktivizimit E për të filluar nxjerrjen e materialit izolues
- mbajeni veglën në një kënd të vogë dhe lëvizeni me
kujdes me një shpejtësi të njëtrajtshme përgjatë
vrimës/të çarës që do të mbushet, ndërsa shtypni
çelësin e aktivizimit E
- sigurohuni që materiali izolues ka kontakt të plotë me
të dyja sipërfaqet që do të izoloni
- lëshoni çelësin e aktivizimit E për të ndaluar nxjerrjen
e materialit izolues
- për të shmangur derdhjen e materialit izolues, shtypni
çelësin A majtas menjëherë pasi të lëshoni çelësin e
aktivizimit E
- kaloni një gisht të lagur mbi vijën e materialit izolues
pasi të vendosni dhe përdorni një rrobë të pastër dhe
të njomë për të hequr materialin e tepërt
! hiqni materialin e mbetur nga hundëza e tubetit
dhe nga cilindri
• Mbrojtja elektronike e mbingarkesës
Ndalon automatikisht motorin në rast se ka shumë trysni
mbi tubet, duke parandaluar dëmtimin e veglës dhe të
tubetit
- lëshoni çelësin e aktivizimit E
- lejoni sistemin elektronik të rikthehet për 5 sekonda
- shtypni çelësin e aktivizimit E
- nëse motori ndalon përsëri, lëvizeni rrotëzën F në
pozicionin e mesit dhe shtypni përsëri çelësin e
aktivizimit E
Për të shmangur mbingarkesën, sigurohuni gjithmonë që
- maja e hundëzës të pritet të paktën 2 cm
- materiali i forcuar të hiqet nga hundëza
- tubeti të mos jetë e dëmtuar ose e ngrirë
- struktura e kutisë të mos ketë material izolues
- të zgjidhni programin me shpejtësinë më të ultë të
mundshme
115