Skil F0150788 Serie Manual Original página 103

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 34
GJATË PËRDORIMIT
Mos u hutoni dhe përqendrohuni gjithmonë në atë që po
bëni
Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
PAS PËRDORIMIT
Para se ta ulni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që
të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
Hiqeni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bllokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- pas goditjes së një objekti të huaj
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Mos e ekspozoni veglën në shi
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
Montimi i lamës së sharrës 7
! hiqeni spinën
- shtypni kapësen e lamës A në të njëjtin drejtim si
shigjeta C në pajisje dhe mbajeni në atë pozicion
- futni lamën (me dhëmbët e drejtuar poshtë) deri në
fund
- lëshoni kapësen e lamës A
- shtyjeni dhe tërhiqeni lamën për të kontrolluar nëse
është kapur si duhet
Heqja e lamës së sharrës 7
- shtypni kapësen e lamës A në të njëjtin drejtim si
shigjeta C në pajisje dhe mbajeni në atë pozicion
- nxirreni lamën
- lëshoni kapësen e lamës A
Bllokuesi i kordonit 8
- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues D si në
ilustrim
- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues
Ndezje/Fikje 9
- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë E
2 dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit F 2
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit F
Funksionimi i veglës
- lidhni spinën me burimin e energjisë
- sigurohuni që kordoni elektrik të ndodhet prapa, larg
nga lama e sharrës dhe i pozicionuar në mënyrë të tillë
që të mos kapet në degë ose materiale gjatë prerjes
- ndizni veglën
! pajisja duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para se
lama të hyjë në materialin e punës
- futeni gjithmonë lamën e sharrës në lëvizje në
materialin e punës në drejtim për poshtë
- mbajeni pllakën mbështetëse G 2 fort mbi materialin
e punës për të minimizuar forcën kundështuese dhe
dridhjen
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri q
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen
që të punojë për ju
- mbajini të çarat e ajrimit H 2 të pambuluara
! sigurohuni që lama e sharrës të dalë përtej
materialit gjatë goditjes w
- mbështetini trungjet/materialet në mënyrë që anët
përballë në prerje të mos mbyllen me njëra-tjetrën, pasi
mund të shkaktojë bllokimin ose ngecjen e lamës
- pozicionojini dhe vendoseni me siguri trungjet e
shkurtra para sharrimit
! ekziston rreziku i aksidenteve kur sharroni dru ose
degë që janë të tendosura; kini kujdes
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Përdorni thikat e duhura për sharrën e
Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes H 2 )
! shkëputni spinën para pastrimit
Magazinimi r
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit me 4 vida
(nuk përfshihet) dhe nivelojeni
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 6 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA / VIBRIMI
E matur në përputhje me EN 62841, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 86,5 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 97,5 dB(A) (shmangia standarde: 5 dB) dhe
vibrimi . m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria
K = 1,5 m/s²)
. prerje trarë druri 9,5 m/s²
. prerje panel me ashkla druri 9,1 m/s²
Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
103

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0788 aa0788

Tabla de contenido