Skil MASTERS 1630 Manual Original página 84

Ocultar thumbs Ver también para MASTERS 1630:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 27
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të
gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe
dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera,
bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët
në lëvizje.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të
mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni
që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet.
Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë
rreziqet në lidhje me pluhurat.
4) PËRDORIMI DHE kUJDESI PËR VEGlËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni
veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e
punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më
të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez
apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet
me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të
riparohet.
c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose
baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime
të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e
punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e
ndezjes aksidentale të veglës së punës.
d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e) Mirëmbani veglat e punës. kontrolloni për
mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të
ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse
dëmtohet, riparojeni veglën e punës para
përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e
punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të
lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj.
në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMEt E SIGURISË PËR PËRZIERËSIt
• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
• Mos e përdorni kurrë veglën në ose në afërsi të një
ambienti me mundësi shpërthimi
• Mos përzieni kurrë substanca të djegshme
• Mos zgjasni kurrë duart ose objekte të tjera në
kontejnerin e përzierjes gjatë procesit të përzierjes
• Mbani doreza mbrojtëse 4, një maskë për pluhurat 5,
rroba të ngushta dhe këpucë të forta
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani pajisje për mbrojtjen e veshëve 6
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
PËRDORIMI
• Ndezje/Fikje 7
• Bllokimi i çelësit për përdorim në vazhdim 8
! kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i
bllokimit; mbajeni veglën fort me të dyja duart
dhe qëndroni në mënyrë të sigurt
• Kontrolli i shpejtësisë maksimale 9
Me anë të rrotës C shpejtësia maksimale mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë (1-8+MAX)
- ndizni veglën
- bllokoni çelësin
- rrotulloni rrotën C për të zgjedhur shpejtësinë
maksimale
• Zgjedhja e marshit mekanik 0
- vendosni çelësin e përzgjedhjes D në shpejtësinë e
kërkuar
! aktivizoni çelësin e zgjedhjes së marshit vetëm
kur vegla të jetë e fikur
1 = SHPEJTËSI E ULËT
- forca e rrotullimit e lartë
- për përzierjen e substancave me dendësi të lartë
2 = SHPEJTËSI E LARTË
- forca e rrotullimit e ulët
- për përzierjen e substancave lëngje
• Struktura mbrojtëse! (1640)
- për mbrojtjen e veglës
- për drejtimin e veglës
- për uljen e veglës me lehtësi kur nuk është në punë
- montoni strukturën mbrojtëse E para përdorimit të
veglës për herë të parë
• Funksionimi i veglës
! sigurohuni që vegla të jetë e fikur
- montoni fletët e përzierjes G në boshtin rrotullues F si
në ilustrim @
- lidhni spinën me burimin e energjisë
- sigurohuni që kontejneri i përzierjes është i vendosur
në mënyrë të sigurt në dysheme
- futni fletët e përzierjes në substancën që do të
përzihet
- vendosni rrotën C 2 në pozicionin "1"
- ndizni veglën
- rritni gradualisht shpejtësinë e përzierjes duke
rrotulluar rrotën C 2 në shpejtësinë maksimale të
kërkuar (në mënyrë që substanca të mos spërkatë
ambientin përreth)
! fikni veglën vetëm kur fletët e përzierjes të jenë
në kontejnerin e përzierjes
• Ndezja e butë elektronike
Siguron arritjen e shpejtësisë maksimale me qetësi pa
goditje të papritur kur ndizet vegla
• Shpejtësia konstante elektronike
Mban shpejtësinë në një nivel konstant me rritjen e
ngarkesës
84

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Masters 1640

Tabla de contenido