Skil 0700 Manual Original página 86

Ocultar thumbs Ver también para 0700:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 32
TË DHËNAT TEKNIKE 1
ELEMENTET E VEGËL 2
A Mbrojtësja e prerjes
B Rrota
C Vidha shtrënguese
D Butoni i bllokimit të boshtit
E Dadoja tub
F Çelësi
G Furça
H Treguesi i furçës
J Këmisha bllokuese
K Tubi teleskopik
L Doreza
M Bllokuesi i kordonit
N Çelësi i sigurisë
P Çelësi i aktivizimit
Q Të çarat e ajrosjes
R Shina e magazinimit (vidat nuk përfshihen)
SIGURIA
TË PËRGJITHSHME
• Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të
veglës
• Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet
ndaj personave të tjera ose pronës së tyre
• Përdoreni veglën vetëm kur temperatura e ambientit
është 0°C deri në 40°C
• Mos e përdorni pajisjen për heqjen e barërave të lagur
SIGURIA PERSONALE
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e
moshës 8 vjeç e sipër dhe nga personat që
kanë kufizime fizike, ndijore ose mendore
ose mungesë eksperience ose njohurish
nëse një person përgjegjës për sigurinë e
tyre i monitoron ose i ka udhëzuar për
përdorimin në mënyrë të sigurt të pajisjes
dhe ata i kanë kuptuar rreziqet përkatëse
(në rast të kundërt, ekziston rreziku i gabimeve
dhe i dëmtimeve gjatë përdorimit)
• Monitoroni fëmijët (kjo do të garantojë që
fëmijët të mos luajnë me veglën)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi
për pajisjen nuk duhet të kryhet nga
fëmijët të pamonitoruar
• Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë, pantallona të gjata
dhe këpucë të forta kur përdorni veglën
• Përdorni doreza mbrojtëse kur ndërroni aksesorët
(kontakti me aksesorët mund të shkaktojë dëmtime)
• Mos e përdorni kurrë veglën me një mbrojtëse të dëmtuar
të prerjes ose pa mbrojtësen e montuar
• Mos e përdorni kurrë veglën në afërsi të personave të
tjerë; ndaloni përdorimin e veglës kur keni pranë persona
të tjerë (veçanërisht fëmijë) ose kafshë shtëpiake
• Mos e përdorni kurrë pajisjen kur jeni të lodhur, të
sëmurë ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit apo
mjekimeve të tjera
SIGURIA ELEKTRIKE
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me
ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet
• Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe
zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të
papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
• Përdorni vetëm një kordon zgjatues të krijuar për
përdorim në ambiente të jashtme me spinë kundër ujit
dhe prizë bashkuese
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Kur përdorni veglën, përdorni një pajisje ndërprerëse të
diferencuar (RCD) me korrent aktivizues maksimumi 30
mA
• Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)
• Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët
e mprehta
• Mbajeni kordonin (zgjatues) larg nga furça rrotulluese
• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i
energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues
është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni
kordonin para se të hiqni spinën)
FURÇAT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Montoni vetëm furça, shpejtësia maksimale ("RPM) e të
cilave është më e lartë se rrotullimi për minutë i shëuar
në pajisje
• Përdorni vetëm furça me diametër maksimal 100 mm
• Mos përdorni furça të konsumuara
• Njollat e ndryshkut ose shenjat e tjera të ndryshimeve
kimike ose mekanike të materialit që mban fijet e furçës
mund të shkaktojnë mosfunksionimin para kohe të furçës
• Ruajini furçat në vende të përshtatshme në mënyrë të
tillë që të jenë të mbrojtura nga ndikimet më poshtë:
- lagështia e lartë atmosferike, nxehtësia, uji ose lëngjet
e tjera që mund të dëmtojnë furçën
- acidet ose avujt e acideve, që mund të dëmtojnë
furçën
- temperaturat e ulëta të ambientit që shkaktojnë
kondensim në furçë kur ruhen në një zonë me
temperatura më të lartë të ambientit
- deformimi i çdo pjese të furçës
PARA PËRDORIMIT
• Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë
të përshtatshme artificiale
• Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe pas çdo goditje; në rast defekti, riparojeni nga një
person i kualifikuar (mos e hapni kurrë vetë pajisjen)
• Hiqni çdo çelës përshtatës para se ta ndizni pajisjen (një
çelës i mbetur i lidhur me një pjesë rrotulluese të
pajisjes mund të shkaktojë dëmtime personale)
• Para përdorimit kontrollojeni plotësisht zonën e prerjes
dhe hiqni çdo objekt që mund të godasë vegla gjatë
prerjes (si gurë, copa druri, etj.)
GJATË PËRDORIMIT
• Përdoreni pajisjen vetëm në pozicionin vertikal, me
furçën e vendosur në tokë (mos e ndizni kurrë pajisjen
në një pozicion tjetër)
• Përdoreni pajisjen me shpejtësinë e ecjes (mos vraponi)
86

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido