Skil 0700 Manual Original página 87

Ocultar thumbs Ver también para 0700:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 32
• Mos kapërceni rrugët ose rrugicat me zhavorr kur vegla
është ende në punë
• Mos u hutoni dhe përqendrohuni gjithmonë në atë që po
bëni
• Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
PAS PËRDORIMIT
• Furça vazhdon të rrotullohet për pak kohë pas fikjes së
pajisjes (mos e prekni furçën në rrotullim)
• Hiqeni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bllokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- pas goditjes së një objekti të huaj
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
• Para se ta ulni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që
të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
• Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Paralajmërim! Lexoni manualin e udhëzimeve
4 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
5 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
6 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
7 Mbajeni kordonin (zgjatues) larg nga furça rrotulluese
8 Jini të vëmendshëm ndaj rrezikut për dëmtime nga
copat që fluturojnë përreth (mbajini personat e tjerë në
një distancë të sigurt nga zona e punës)
9 Mbajini gjithmonë duart dhe këmbët larg nga pjesët
rrotulluese
0 Fikeni dhe hiqeni spinën para pastrimit/mirëmbajtjes ose
nëse kordoni (zgjatues) është i dëmtuar ose i ngatërruar
PËRDORIMI
• Udhëzimet për montimin
! hiqeni gjithmonë spinën elektrike para montimit/
heqjes së furçës
- rrëshqiteni mbrojtësen A mbi mbajtësen e motorit si në
ilustrim deri sa të zërë vend !
- montoni diskun B në mbajtësen e motorit si në ilustrim
deri sa të zërë vend @
! si masë sigurie, montoni vidhën C si në ilustrimin
në @
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues D dhe
mbajeni kur të lironi dadon tub E me çelës F #
- montoni furçën G me qendrën e saj në linjë me
treguesin e furçës H
! përdorni doreza mbrojtëse kur ndërroni
aksesorët (kontakti me aksesorët mund të
shkaktojë dëmtime)
- shtrëngoni dadon tub E me çelës F ndërsa shtyni
butonin e bllokimit të boshtit D
! zëvendësojeni furçën kur të konsumohet (numri i
aksesorit nga SKIL 2610Z02973)
• Rregullimi i lartësisë $
- lironi këmishën bllokuese J duke e rrotulluar në
drejtimin orar
! kur ta përdorni pajisjen për herë të parë,
rrotulloni dorezën L 90° pasi të lironi manshetën
bllokuese J
- zgjatni tubin K në lartësinë e dëshiruar
- shtrëngoni këmishën bllokuese J duke e rrotulluar në
drejtimin anti-orar
! mos ushtroni forcë mbi pajisje kur të zgjasni/
tërhiqni tubin në lartësinë e dëshiruar
• Bllokuesi i kordonit %
- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues M si në
ilustrim
- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues
• Ndezje/Fikje ^
- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë N
(që nuk mund të bllokohet) dhe më pas tërhiqni
çelësin e aktivizimit P
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit P
! pas fikjes së pajisjes, furça vazhdon të rrotullohet
për disa sekonda
- lëreni furçën të ndalojë së rrotulluari para se ta ndizni
përsëri
! mos e ndizni dhe fikni shumë shpejt
• Para përdorimit të veglës
- sigurohuni që furça G # të jetë e montuar si duhet dhe
që dadoja tub E # të jetë e shtrënguar mirë
- ndizeni veglën për provë për të paktën 60 sekonda me
shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë në një pozicion të
sigurt
- ndalojeni menjëherë në rast të dridhjeve të shumta
ose defekteve të tjera dhe kontrolloni veglën për të
përcaktuar shkakun
• Heqja e barërave
! sigurohuni që zona e prerjes nuk ka gurë, copëra
të hedhura dhe objekte të tjera të huaja
- sigurohuni që ana e poshtme e pajisjes të mbahet në
një pozicion të rrafshët
- filloni të punoni vetëm kur motori është në punë
- filloini të punoni afër prizës së rrjetit elektrik dhe
largojini gjatë punës
- mbajeni pajisjen larg nga objektet dhe bimët e forta
- mos e përdorni pajisjen në një vend për një kohë të gjatë
- mos e mbingarkoni veglën
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës &
- mbajeni pajisjen fort me një dorë
- lëvizeni pajisjen me shpejtësi konstante mbi
sipërfaqen ku po punoni
- mbani një pozicion të qëndrueshëm të punës
- mbajeni veglën gjithmonë larg nga trupi
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajini gjithmonë të pastër pajisjen dhe kordonin
! shkëputni spinën para pastrimit
- pastroni rregullisht vrimat e ajrimit Q 2 me një copë të
butë
- hiqni rregullisht papastërtitë nga mbrojtësja e prerjes A
2 me një copë të butë
• Magazinimi *
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme
në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit R me 4
vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
87

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido