LG 32QK500 El Manual Del Propietario página 27

Ocultar thumbs Ver también para 32QK500:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 41
Instalimi
Mos lejoni asgjë që të qëndrojë mbi kordonin elektrik ose të përdridhet rreth tij, si dhe mos e vendosni
televizorin në vende ku mund të dëmtohet kordoni elektrik.
Mos e përdorni televizorin pranë ujit, p.sh. pranë një vaske, lavamani banje, lavamani kuzhine, lavamani
për larje rrobash, në një bazament të lagur ose pranë një pishine.
Televizorët janë të pajisur me vrima ventilimi në kasë për të lejuar nxjerrjen e nxehtësisë të prodhuar gjatë
funksionimit. Nëse këto vrima bllokohen, rritja e nxehtësisë mund të shkaktojë defekte të cilat mund të
çojnë në zjarr. Kështu që, ASNJËHERË:
Mos i bllokoni të çarat e poshtme të ventilimit duke e vendosur televizorin mbi krevat, divan, qilim, etj.
y
y
Mos e vendosni televizorin në një mbështjellëse të brendatrupëzuar nëse nuk ventilohet mirë.
y
y
Mos i mbuloni të çarat me një pëlhurë ose material tjetër.
y
y
Mos e vendosni ekranin pranë ose mbi një radiator ose burim nxehtësie.
y
y
Mos e fërkoni ose goditni LCD-në me matricë aktive me gjëra të forta sepse mund ta gërvishin, prishin ose
dëmtojnë përgjithmonë LCD-në me matricë aktive.
Mos e shtypni me gisht ekranin LCD për një kohë të gjatë sepse kjo mund të lërë në ekran pamje dytësore.
Mund të shfaqen disa defekte me pika si njolla të kuqe, jeshile dhe blu në ekran. Sidoqoftë, kjo nuk do të
ketë ndikim ose pasojë në funksionimin e televizorit.
Nëse është e mundur, përdorni rezolucionin e rekomanduar për të përfituar cilësinë më të mirë të pamjes
për televizorin tuaj LCD. Nëse përdoret me një gjendje tjetër përveç rezolucionit të rekomanduar, në ekran
mund të shfaqen disa pamje të shkallëzuara ose të përpunuara. Sidoqoftë, kjo është karakteristikë e panelit
LCD me rezolucion të fiksuar.
Shfaqja e një figure të palëvizshme për një kohë të gjatë në monitor mund të lërë mbetje të figurës ose
njolla në ekranin e monitorit. Për të shmangur këtë problem, përdorni ruajtës ekrani dhe fikeni produktin kur
nuk jeni duke e përdorur. Mbetjet e figurës ose njollat e shkaktuara nga përdorimi për një kohë të gjatë nuk
mbulohen nga garancia e këtij produkti.
Mos e tronditni ose gërvishtni pjesën e përparme dhe anët e ekranit me objekte metalike. Përndryshe, kjo
mund të shkaktojë dëmtim ndaj ekranit.
Sigurohuni që paneli e ka drejtimin para dhe mbajeni me të dyja duart për ta zhvendosur. Nëse e rrëzoni
produktin, produkti i dëmtuar mund të shkaktojë elektroshok ose zjarr. Kontaktoni një qendër shërbimi të
autorizuar për riparim.
Shmangni temperaturat e larta dhe lagështinë.
Mos e vendosni produktin në mur nëse ka mundësi ekspozimi ndaj vajit ose avujve të vajit.
Kjo mund ta dëmtojë produktin dhe të shkaktojë rrëzimin e tij.
y
y
Për përdorimin e faqes së latur, përdoruesi duhet të konsiderojë dëmet e paqyrimit nga drita rrethuese dhe
sipërfaqa e ndritur që shkaktohen nga vendosja e faqes së latur.
Mos përdor produkte me voltazh të lartë pranë monitorit. (p.sh. kandrrambytës elektrik)
Monitori mund të pësojë avari për shkak të goditjes elektrike.
y
y
Masa paraprake për ushqyesin dhe korrentin
Nëse brenda produktit hyn ujë ose substancë tjetër e huaj (në televizor, monitor, kordon elektrik ose
ushqyes), hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit.
Përndryshe, mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike për shkak të dëmtimit të produktit.
y
y
Mos e prekni spinën ose ushqyesin me duar të lagura. Nëse kunjat e spinës janë të lagura ose me pluhur,
fshijini dhe thajini përpara përdorimit.
Përndryshe mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
y
y
MASA TË RËNDËSISHME PARAPRAKE
2

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

32bk50q

Tabla de contenido