PARAMETRAT DHE RREGULIMET E FLUTURIMIT
Praktikoni simulimin përpara fluturimit të vërtetë
1. Praktikoni me levat e komandimit të NJKL-së dhe butonat derisa të mësoheni me Kontrolluesin në Largësi.
2. Vendoseni mjetin fluturues në vend të hapur, 2-3 metra përpara jush, dritat e kuqe tregojnë pjesën e përparme të dronit.
3. Përdorni funksionet e levës së komandimit pa e ndezur NJKL-në e pastaj praktikoni më parë funksionin e qëndrimit
pezull dhe balancimin e dronit, për më tepër shihni udhëzimet. Qëndrimi pezull do të thotë ta mbash dronin në ajër, në një
pozicion të palëvizshëm.
KALIBRIMI AUTOMATIK: (11)
Rekomandohet që droni të vendoset në modalitetin e "kalibrimit" përpara fluturimit, kështu që të gjithë parametrat do të
rikthehen në parametrat e fabrikës me sinkronizim automatik.
Procedura : vendoseni dronin në një sipërfaqe të sheshtë horizontale, ndizni dronin dhe vazhdoni lidhjen, pastaj lëvizni
njëkohësisht levën e majtë dhe të djathtë për në pozicionin e cepit të majtë poshtë dhe mbajeni për disa sekonda derisa
dritat e dronit të ndalin vezullimin.
RREGULLIMI I BALANCIMIT (RREGULLIMI I SINKRONIZIMIT)
në FUNKSIONET e NJKL-së. Ka 2 butona me 2 pozicione për rregullimin e sinkronizimit të çdo drejtimi, shihni figurën e
NJKL-së. Shtypni disa herë këto butona (çdo herë do të dëgjoni një tingull) për përpara - prapa, majtas - djathtas dhe
rregullimin e sinkronizimit për kthimin majtas - djathtas.
KONTROLLI I SHPEJTËSISË
Droni ka 2 nivele shpejtësie të cilat mund të përdoren sipas nivelit të praktikës së pilotit.
Pas ndezjes së parë niveli 1 i parazgjedhur i shpejtësisë është 40%. Ky është niveli i rekomanduar
për pilotin fillestar. Kur shtypni butonin e shpejtësisë, do të dëgjoni dy tinguj – droni kalon në
nivelin e dytë të shpejtësisë -100%. Shtypja e mëtejshme e kthen sërish në nivelin 1.
FUNKSIONI I PËRMBYSJES (9)
Pasi të mësoni funksionimin bazë, ju mund të kryeni disa veprime dhe akrobaci të jashtëzakonshme!
Në fillim, ngrini dronin në një lartësi jo më pak se 4 metra, shtypni butonin FLIP në anën e djathtë pas të NJKL-së, pastaj
shtyni levën e komandimit të djathtë në drejtimin e dëshiruar për të bërë një rrotullim 360 gradë.
All manuals and user guides at all-guides.com
Kur nisni ta qëndroni pezull në nivelin e ulët sipër tokës, droni
mund të zhvendoset pak në njërin pozicion - majtas ose djathtas,
përpara ose prapa, ose të kthehet majtas - djathtas edhe nëse levat e
komandimit janë në pozicionin në qendër.
Nëse vihet re kjo gjë, kërkohet që të vazhdohet me rregullimin e
sinkronizimit me ndihmën e butonave të rregullimit të sinkronizimit
11