118
www.electrolux.com
5. KOMANDIMET
Funksionimi i oxhakut (drita dhe motor
thithës) vihen në punë duke hapur e mbyllur
kasetën tërheqëse.
Kur kaseta tërheqëse është në pozicionin A,
ndizen dritat.
Duke hapur më tej kasetën (pozicioni B),
ndizet motori thithës në shpejtësinë më
të ulët, shpejtësia rritet duke hapur më tej
kasetën tërheqëse.
Funksionimi i oxhakut (dritat dhe motori i
përthithjes) mund të kryhet duke hapur e
duke mbyllur kasetën e lëvizshme.
Duke hapur kasetën (pozicioni A), ndizen
dritat.
Duke vazhduar në hapjen e kasetës, ndizet
motiri i thithjes me një shpejtësi më të ulët;
kjo shpejtësi rritet me rritjen e hapjes së
kasetës (pozicioni B).
Në përfundim ndizet shpejtësia më e madhe
(pozicioni C), e cila mbetet aktive për 5
minuta pas të cilave oxhaku stabilizohet
menjëherë në shpejtësinë më të ulët.
Shënim: nëse oxhaku nuk funksionon,
kontrolloni butonin ON/OFF të oxhakut me
qëllim që të jetë në pozicionin ON.
Butoni ndodhet në brendësi të oxhakut dhe
mund të arrihet duke hequr fi ltrin e yndyrës.
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast
përqëndrimi të veçantë të avujve të gatimit.
Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta
para se të fi lloni të gatuani dhe ta lini të
punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit
të gatimit.
A
B
C
6. NDRIÇIMI
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat
sigurohuni që të jenë ftohur.
Përdorni vetëm llamba alogjene 20W maks.
(GU4 - Ø35mm), duke pasur kujdes që të
mos i prekni me duar.