Philips HR2380 Manual Del Usuario página 55

Ocultar thumbs Ver también para HR2380:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 16
-
Mos u zgjatni kurrë në dhomën e përzierjes kur pajisja është e lidhur në korrent.
-
Mos derdhni ujë ose lëngje mbi ekran për të parandaluar ndonjë qark të shkurtër apo goditje
elektrike.
Kujdes
-
Shkëputeni gjithmonë pajisjen nga priza nëse e lini të pamonitoruar dhe përpara se ta montoni,
çmontoni, ta vendosni në ruajtje ose përpara se ta pastroni atë.
-
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim të zakonshëm në shtëpi. Ajo nuk është menduar
për përdorim në ambiente si kuzhinat profesionale apo dyqane, zyra, ferma ose ambiente të tjera
pune. Ajo as nuk është menduar për përdorim nga klientët në hotele, motele, ambiente për fjetje
dhe mëngjes dhe mjedise të tjera banimi.
-
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastrojini mirë pjesët që bien në kontakt me
ushqimin. Referojuni udhëzimeve në manual.
-
Mos përdorni kurrë aksesorë apo pjesë nga prodhues të tjetër apo që nuk rekomandohen konkretisht
nga "Philips". Nëse përdorni aksesorë apo pjesë të tilla, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
-
Mos e përdorni pajisjen mbi ndonjë sipërfaqe të paqëndrueshme ose jo të niveluar.
-
Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e saj të synuar siç tregohet në manualin e përdorimit.
-
Mos i tejkaloni sasitë dhe kohët e përzierjes të përcaktuara në tabelë.
-
Për të ruajtur më mirë jetëgjatësinë e pajisjes, ne ju rekomandojmë që ta ndaloni pajisjen për
15 minuta nëse është përdorur për 45 minuta pa ndërprerje.
-
Nëse synoni ta përdorni pajisjen në vazhdimësi, pas çdo përdorimi pastroni diskun e formave me
veglën e pastrimit të ofruar. Për lehtësi pastrimi, mos e zhytni diskun e formave direkt në ujë.
-
Mos përdorni asnjëherë sfungjerë gërvishtës, agjentë pastrimi gërryes ose lëngje agresive si p.sh.
benzinë ose aceton për të pastruar pajisjen.
-
Mos hidhni në dhomën e përzierjes më pak se 200 g ose më shumë se 600 g miell.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj
fushave elektromagnetike.
Riciklimi
-
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë
(2012/19/BE). (Fig. 1)
-
Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e
duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju duhet servis apo informacion në rast problemi, vizitoni faqen e internetit të "Philips" në adresën
www.philips.com/support ose kontaktoni me pikën e shërbimit të klientit të "Philips" për shtetin tuaj.
Numrin e telefonit mund ta gjeni në fletëpalosjen e posaçme të garancisë botërore. Nëse nuk keni
qendër shërbimi klientit në shtetin tuaj, paraqituni pranë shitësit vendas të "Philips".
55

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Hr2381Hr2382

Tabla de contenido