Descargar Imprimir esta página

Vivax life FIT2 Manual De Usuario página 57

Publicidad

Mos notoni ose zhyteni me pajisjen tuaj në ujin e detit me kripë! 
Nëse  kjo  ndodh,  menjëherë  pastroni  orën  tuaj  me  ujë  të  çezmës  dhe 
thajeni njësinë tërësisht.  
Burime të furnizimit me rrymë: Ju lutemi të konsultoheni me furnizuesin 
lokal për informata më të hollësishme. 
Mirëmbajtja:  Mos  u  mundoni  vetë  të  kryeni  riparim të pajisjes  pasi  që 
heqja e kapakut mund t'ju ekspozojë ndaj rrymës dhe rreziqeve tjera, e 
do të humbni garancinë. Për tërë mirëmbajtjen drejtohuni riparuesit të 
autorizuar. 
Ngrohtësia: Ora duhet të mbahet larg burimeve të ngrohtësisë si që janë 
radiatorët, furrat, sobat dhe pajisjet tjera që prodhojnë ngrohtësi. 
Pjesët zëvendësuese: Përdorimi i pjesëve të paautorizuara zëvendësuese 
gjatë riparimit të pajisjes mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike dhe 
situata  tjera  të  rrezikshme.  Kontrolloni  që  personi  që  riparon  pajisjen 
përdor pjesë origjinale të autorizuara nga prodhuesi. 
NDËRHYRJET: Të gjitha pajisjet pa tela janë të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve 
që mund të ndikojnë në performancën e tyre. 
Masa paraprake tek përdorimi: Kjo pajisje është në pajtim me rregullat 
lidhur me ekspozim ndaj radio valëve. Pajisja juaj është në të njëjtën kohë 
eshë radio emetues edhe radio marrës. Është dizajnuar që të mos kalojë 
kufijtë e rekomanduara me udhëzime ndërkombëtare lidhur me kufirin e 
ekspozimit  ndaj  radio  valëve.  Këto  rregulla  janë  marrë  nga  ana  e 
institucionet  e  pavarura  hulumtuese,  ICNIRPa  dhe  përfshijnë  margjina 
sigurie të vendosura që të sigurohet mbrojtje adekuate e përdoruesve, 
pavarësisht moshës dhe gjendjes shëndetësore. 
‐ Nëse jeni alergjik ndaj materialit në këtë orë:  
‐ Kjo pajisje përmban një sasi të vogël të nikelit. Nëse lëkura juaj është 
shumë e ndjeshme ose jeni alergjik ndaj materialeve në këtë pajisje, ju 
lutemi merrni masat paraprake të nevojshme. 
 
AL

Publicidad

loading