Descargar Imprimir esta página

TESY GCV11S 1504720 C21 TSRCP Instrucciones De Uso Y Mantenimiento página 119

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 27
Klientë të nderuar,
Ekipi i TESY-t Ju përgëzon nga gjithë zemra përfitimin
e ri. Shpresojmë se aparati Tuaj i ri do të kontribojë për
përmirësimin e komoditetit në shtëpnë tuaj.
Ky përshkrim teknik dhe instuksioni për shfrytëzimin
ka për synim t`Ju njoh me artikullin dhe kushtet për
montimin e tij të rregullt dhe shfrytëzimin e drejtë.
Instruksioni është i destinuar për teknik të licenzuar, të
cilat do ta montojnë aparatin, do ta demontojnë dhe
riparojnë në rast defekti.
Zbatimi i udhëzimeve në këtë instruksion është në
interes të blerësit dhe një nga kushtet e garancisë, që
është shënuar në librezën e garancisë. Ju lutemi, duhet
të keni parasysh se respektimi i instruksioneve në këtë
udhëzues është para se të gjithash në interes të blerësit,
por ndërkohë është edhe një prej kushteve të garancisë,
të përshkuara në kartën e garancisë, qe të mund blerësi
ta përdorë shërbimin falas që ofrohet nga garancia.
Prodhuesi nuk përgjigjet për dëmtime në aparatin ose
dëme të mundshme të shkaktuara si rezultat i eksploatimit
dhe/ose montimit, që nuk iu përgjigjen instruksioneve në
këtë udhëzues.
Bojleri elektrik i përgjigjet të gjitha kërkesave të EN 60335-
1, EN 60335-2-21.
I.
DESTINIMI
Aparati është i destinuar për të siguruar me ujë të nxehtë
objekte banimi, që kanë një rrjet ujësjellës me presion
jo më shumë se 6 bar (0,6 MPa). Ai është i destinuar
për eksploatim vetëm në ambiente të mbyllura dhe të
ngrohta, në të cilat temperatura nuk ulet nën 4°C dhe nuk
është i destinuar të punojë në regjim të pandërprerë dhe
të vazhdueshëm.
Aparati është i destinuar të punojë në regjione me
fortësinë e ujit deri në 10 оdH. Nëse montohen në një
regjion me ujë më të fortë është i mundshëm grumbullimi
i shpejtë i fundërresave gëlqerore, të cilat shkaktojnë
zhurmë gjatë ngrohjes ose dëmtim të shpejtë të pjesës
elektrike. Për regjione me ujëra më të forta çdo vit
rekomandohet pastrim i aparatit nga shtresat gëlqerore
dhe përdorimi i kapacitetit të ngrohësit deri në 2 kW.
II.
KARAKTERISTIKA TEKNIKE
1.
Nxënësia nominale V, në litra – shiko tabelën mbi
aparatin.
2.
Tension nominal – shiko tabelën mbi aparatin.
3.
Fuqi nominale – shiko tabelën mbi aparatin.
4.
Presion nominal – shiko tabelën mbi aparatin
Ky nuk është presioni nga rrjeti i ujësjellësit. Kjo është e
shpallura për aparatin dhe lidhet me kërkesat e
standardëve të parrezikshmërisë.
Shqip
5.
Lloji i bojlerit –ujënxehës akumulues i mbyllur me
termoizolim.
6.
Veshje nga brenda – për modelet: GC- qelq-qeramikë
Për modelet pa shkëmbyes termik (serpentinë)
7.
Konsumi ditor i elektroenergjisë – shiko Shtojcën I
8.
Profili i shpallur i ngarkesës – shiko Shtojcën I
9.
Sasia e ujit të përzier tek 40ºC V40 në litra – shiko
Shtojcën I
10.
Temperatura maksimale e termostatit – shiko Shtojcën I
11.
Akordimet e temperaturës të vendosur fabrikisht –
shiko Shtojcën I
12.
Efektiviteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit – shiko
Shtojcën I
Për modele me shkëmbyes (serpertinë)
13.
Volumi i akumulimit termik në litra – shiko Shtojcën II
14.
Humbje termike gjatë ngarkimit zero – shiko Shtojcën II
RREGULLA TË RËNDËSISHME
III.
Bojleri duhet të montohet vetëm në ambiente me siguri
normale kundër zjarrit.
Mos e lëshoni bojlerin para se të jeni të bindur se është
i mbushur me ujë.
Lidhja e bojlerit me rrjetat e ujlsjellsit dhe elektrik
(në modelet pa kablo dhe spinë) të bëhet nga teknik i
licenzuar për ujësjellës dhe instalime elektrike. Teknik
me autorizim të posaçëm është një person, i cili ka
kompetencat e nevojshme sipas legjislacionit të vendit
relevant.
Në lidhjen e bojlerit me rrjetin elektrik duhet të
kujdeseni për ludhja e rregullt e përçuesit mbrojtës (tek
modelet pa kablo dhe spinë).
Në rast se ka mundësi që temperatura në aneks të bijë
nën 0°С, bojleri duhet të zbrazet (respektoni procedurën
e përshkruar në p. V, nënpikë 2 "Lidhja e bojlerit me rrjetin
ujësjellës").
Gjatë eksploatimit – (regjim i ngrohjes së ujit) – është
normalisht të pikojë ujë nga vrima e kullimit e valvulës
sigurie. Ajo duhet të mbetet e hapur ndaj atmosferës.
Duhet të ndërmerren të gjitha masat për heqjen dhe
grumbullimin e sasive të derdhura për shmangen e
demave dhe nuk duhet të shkelin kërkesat e përshkruara
në pikën e dytë të paragrafit të pestë. Valvula dhe
elementet e lidhura me të duhet të jenë të mbrojtura nga
grirja.
Instruksioni për shfrytězimin
AL
99

Publicidad

loading