2. PËR SIGURINË TUAJ
Siguria juaj është përparësia jonë më e rëndësishme!
PARALAJMËRIM
2.1
MASAT PARAPRAKE OPERACIONALE
PARALAJMËRIM - për të ulur rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike ose dëmtimit të personave
apo pronës:
Në qoftë se kablloja e rrymës është e dëmtuar, ajo duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose
nga persona me të njëjtin kualifikim, në mënyrë që të shmanget rreziku.
Niveli i presionit të zërit të ponderuar A duhet të jetë nën 38 dB.
Gjatë mirëmbajtjes, pajisja duhet të shkëputet nga burimi i saj i energjisë.
Njësinë përdoreni gjithmonë nga një burim energjie me tension, frekuencë dhe kapacitet të barabartë, siç tregohet
në pllakën e identifikimit të produktit.
Përdorni gjithmonë një prizë elektrike që është e tokëzuar.
Shkëputni kabllon e rrymës kur e pastroni ose kur nuk e përdorni.
Mos e përdorni me duar të lagura. Mos lejoni që të derdhet ujë në njësi.
Mos e zhysni dhe mos e ekspozoni njësinë në shi, lagështi apo ndonjë lëng tjetër.
Mos e lini njësinë të punojë pa mbikëqyrje. Mos e anoni dhe mos e ktheni njësinë nga ana tjetër.
Mos e hiqni njësinë nga priza ndërsa është në përdorim.
Mos e hiqni nga priza duke e tërhequr kabllon e rrymës.
Mos përdorni kabllo zgjatuese apo përshtatës.
Mos vendosni objekte mbi pajisje.
Mos u ngjitni dhe mos u ulni mbi njësi.
Mos i futni gishtat apo objekte të tjera në vrimën dalëse të ajrit.
Mos e prekni vrimën hyrëse të ajrit ose fletët e aluminit të njësisë.
Mos e përdorni njësinë nëse ka rënë, është dëmtuar ose tregon shenja të mosfunksionimit të produktit.
Mos e pastroni pajisjen me kimikate.
Sigurohuni që njësia të jetë larg zjarrit dhe objekteve të ndezshme ose shpërthyese.
Para se ta përdorni çlagështuesin tuaj, lexojeni me kujdes këtë
manual dhe kuptoni plotësisht përmbajtjen e tij.
4