Descargar Imprimir esta página

Lorelli WALLY Instrucciones De Uso página 25

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 30
- Mos harroni se fëmija në çantën e shpinës ergonomike reagon ndaj ndryshimeve klimatike më shpejt se i
rrituri që e mban atë.
- Mos e përdorni kurrë produktin kur ekuilibri ose lëvizshmëria juaj është e çrregulluara për shkak të
ushtrimeve, përgjumjes ose problemeve shëndetësore.
- Mos e mbani kurrë produktin gjatë drejtimit të makinës ose kur jeni pasagjer në një automjet.
- Asnjëherë mos shtrihuni të flini derisa fëmija është në produktin.
- Kontrolloni rregullisht që fëmija juaj të jetë ulur në mënyrë komode dhe të sigurt në produkt.
- Mos e mbani fëmijën shumë fort pas trupit tuaj.
- Gjithmonë siguroni që fëmija të ketë hapësirë të mjaftueshme rreth fytyrës së tij për të marrë frymë lehtë .
- Siguroni hapësirë për fëmijën për të lëvizur kokën.
- Përdorni gjithmonë rripat e sigurimit.
- Përpara përdorimit të parë të produktit, hiqni prej tij të gjitha materialet reklamuese, sikurse dhe pajisjet e
përdorura për t'i lidhur ato me produktin.
- Për të shmangur rrezikun e mbytjes, hiqni të gjitha qeset plastike dhe materialet e
paketimit përpara se të përdorni produktin dhe mbajini larg foshnjave dhe fëmijëve.
CEN/TR 16512:2015
1. Rrip në zonën e mesit; 2. Mbërthyesja me rregulluesin e rripi në zonën e mesit 3. Rripat e krahut; 4. Kapëse që lidh rripat
dhe rregulluesja e rripit; 5. Pjesa mbajtëse; 6. Kapëse anësore rregulluese; 7. Rripa për rregullimin e lartësisë së hobes (sportit)
për mbështetjen e kokës së foshnjës; (fig. P)
Produkti siguron pozicionin më të përshtatshëm (ergonomik) të mbështetjes për fëmijën, në të cilin forma e kofshëve dhe e
këmbëve i ngjan shkronjës M. Kjo ruan pozicionin natyral në të cilin duhet mbajtur fëmija.
KUJDES! Për të siguruar një pozicion ergonomik të fëmijës, vendosni këmbët në mënyrë që bytha e fëmijës të jetë pak më
i ulët se gjunjët dhe këmbët të jenë të hapura gjerësisht.
Mbajtja e një fëmije përballë prindërit
1.
KUJDES! Vendoseni çantën e shpinës përpara se ta vendosni fëmijën tuaj brenda. Zhbllokoni kapësen e rripit në zonën e mesit
dhe kapësen që lidh rripat e shpatullave. Kapëset anësore duhet të jenë të kyçura. Vendoseni rripin në zonën e mesit dhe kyçni
kapësen e tij. Rregulloni rripin e mesit në trupin tuaj. (Fig. 1).
Kur të jeni të sigurt se rripi është vendosur saktë, vendoseni fëmijën në gjoks dhe hapni këmbët (këmbët e fëmijës duhet të
jenë jashtë rripit). (Fig. 2).
KUJDES! Gjatë këtij procesi, fëmija duhet të mbahet mirë. Duke mbajtur fëmijën, vendosni panelin mbajtës për të mbuluar
shpinën e fëmijës (Fig. 3).
Mbajeni fëmijën me dorën tuaj të djathtë dhe vendosni rripin e shpatullës së majtë në krahun e majtë (Fig. 4).
Më pas ndërroni duart dhe bëni të njëjtën gjë me rripin e krahut të djathtë. Shtrëngoni kapësen që lidh rripat me të dyja duart
dhe i rregulloni (fig. 5).
Në varësi të situatës, shtrëngoni rripat duke tërhequr shiritat e rregullimit (fig. 6). Vazhdoni të tërhiqni shiritat në rripat e
shpatullave derisa paneli mbajtës ta mbulojë mirë fëmijën. Sigurohuni që këmbët e fëmijës të mos jenë shumë të
shtrënguara.
Rripazët e vendosura në pjesën e përparme të çantës së shpinës përdoren për të rregulluar lartësinë e mbështetjes së
kokës së foshnjës (6A).
Mbajtja e fëmijës në shpinë përballë shpinës tuaj
2.
KUJDES! Mos mbani mbi kurriz fëmijët nën 6 muaj dhe fëmijët që nuk mund të ulen pa ndihmë
KUJDES! Kontrolloni rregullisht nëse fëmija juaj është ulur në mënyrë të sigurt dhe të rehatshme, veçanërisht kur fëmija
mbahet në shpinë. Zhbllokoni kapësen e rripit në zonën e mesit dhe kapësen që lidh rripat e shpatullave. Kopsat anësore
duhet të jenë të kyçura. Vendoseni rripin në zonën e mesit dhe kyçni kapësen.
Rregulloni rripin e belit në trupin tuaj. (Fig. 7).
Kur të jeni të sigurt se rripi i mesit është vendosur saktë, kërkoni nga partneri juaj që ta vendosë fëmijën në shpinë (Fig. 8).
Këmbët e fëmijës duhet të jenë rreth belit tuaj.
KUJDES! Gjatë gjithë procesit, fëmija duhet të mbështetet mirë nga ju ose partneri juaj. Kërkojini partnerit tuaj të ngrejë
panelin për të mbuluar kurrizin e fëmijës duke e siguruar atë. (fig. 9). Më pas vendosni dy rripat e krahut. Shtrëngoni kapëset
që lidh rripat e shpatullave dhe i rregulloni në mënyrë të përshtatshme (fig. 10) Në varësi të situatës, shtrëngoni rripat e
shpatullave duke tërhequr shiritat rregullues. Vazhdoni të tërhiqni shiritat në rripat e shpatullave derisa paneli mbajtës të
mbulojë mirë fëmijën (Fig. 11). Sigurohuni që fëmija të jetë në pozicionin e duhur dhe këmbët e fëmijës të mos jenë shumë të
shtrënguara (fig. 12) Rripat e vendosur në pjesën e përparme përdoren për të rregulluar lartësinë e mbështetjes së kokës së
foshnjës. (Fig. 6A). Kërkojini partnerit tuaj të rregullojë saktë mbështetësen e kokës.
Për pastrim, ju lutemi referojuni udhëzimeve të etiketës. Udhëzime për larjen: Larja me dorë në maksimum 30°C. Mos
hekurosni. Mos e pastroni me preparate kimike. Mos e zbardhoni. Mos e thajeni me makinë tharje. Kontrolloni
qëndrueshmërinë e pëlhurave dhe qepjeve pas çdo larjeje. Kontrolloni produktin në mënyrë periodike; kontrolloni për
grisje, dëmtime ose komponentë që mungojnë. Në rast të sa më sipër, mos e përdorni p roduktin.
PJESËT
PËRDIRIMI
KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA
25

Publicidad

loading