ALBANIAN (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM
Përpara përdorimit, sigurohuni që të lexoni
•
manualin e përdorimit të produktit tuaj Makita
që do të përdoret me mbajtësin e baterisë.
Përdoreni mbajtësin e baterisë vetëm
•
me produktet e specifikuara nga Makita.
Përdorimi i mbajtësit të baterisë me produkte
të papajtueshme mund të rezultojë në zjarr,
nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të
elektroliteve.
INSTALIMI
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë pajisjen përpara
se të instaloni ose të hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort mbajtësin e baterisë
dhe kutinë e baterisë kur montoni ose hiqni
kutinë e baterisë. Mosmbajtja fort e mbajtësit të
baterisë dhe e kutisë së baterisë mund të bëjë që
t'ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktojë dëmtim të
mbajtësit të baterisë dhe të kutisë së baterisë dhe/
ose lëndim personal.
► Fig.1: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
4. Mbajtësi i baterisë (aksesor opsional)
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund kutinë e
baterisë, derisa të bllokohet në vend me një kërcitje të
vogël. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme
të butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga
mbajtësi i baterisë ndërsa shtypni butonin në pjesën e
përparme të kutisë së baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht
kutinë e baterisë derisa treguesi i kuq të mos
duket. Në të kundërt, kutia e baterisë mund të bjerë
aksidentalisht nga mbajtësi i baterisë duke ju lënduar
juve ose personat përreth jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia e baterisë nuk hyn lehtë, nuk po
e futni siç duhet.
Përdorimi i kapëses së rripit në
mbajtësin e baterisë
Nëse e varni mbajtësin e baterisë në rripin e mesit,
bashkojeni kapësen e rripit të mbajtësit të baterisë me
rripin tuaj të mesit, dhe më pas lidheni fishën me prizën
e mbajtësit të baterisë.
► Fig.2: 1. Kapësja e rripit 2. Mbajtësi i baterisë
3. Rripi i mesit 4. Priza 5. Fisha
VINI RE:
Për të parandaluar që mbajtësi i
baterisë të bjerë pa dashje, lidhni një rrip duke
përdorur vrimën e rripit dhe sigurojeni atë.
Mbajtësi i baterisë ka një funksion kundër rënies.
Kur hiqni mbajtësin e baterisë nga rripi, tërhiqeni
lart mbajtësin e baterisë ndërsa shtypni butonin e
zhbllokimit.
► Fig.3: 1. Butoni i zhbllokimit
Lidhja e pajisjeve USB
KUJDES:
Lidhni vetëm pajisje që janë
të pajtueshme me portën USB të furnizimit
me energji. Duke mos vepruar kështu mund të
shkaktohet keqfunksionim i mbajtësit të baterisë.
VINI RE:
Përpara lidhjes së një pajisjeje USB
me mbajtësin e baterisë (me baterinë), gjithmonë
rezervojini të dhënat në pajisjen USB. Duke mos
vepruar kështu mund të shkaktohet humbje e të
dhënave tuaja.
Mbajtësi i baterisë (me kutinë e baterisë) mund të
veprojë si furnizim i jashtëm me energji për pajisjet me
USB.
Hapni kapakun dhe lidhni një kabllo USB (nuk
përfshihet) me portën e furnizimit me energji të
mbajtësit të baterisë. Më pas lidhni fundin tjetër të
kabllos te pajisja dhe ndizni çelësin pranë portës USB.
Mbajtësi i baterisë (me kutinë e baterisë) furnizon DC 5
V, 2,4 A (maksimumi).
► Fig.4: 1. Kapaku 2. Çelësi
SHËNIM: Mbajtësi i baterisë mund të furnizojë energji
në disa pajisje me USB.
SHËNIM: Kur nuk e përdorni ose pas karikimit, hiqeni
kabllon USB dhe mbyllni kapakun.
SHËNIM: Energjia e baterisë konsumohet ndërsa
çelësi është i ndezur. Gjithmonë fikeni çelësin kur nuk
është në përdorim.
SHËNIM: Kur karikoni disa pajisje USB me radhë,
prisni rreth 10 sekonda pas përfundimit të karikimit
të pajisjes së mëparshme, përpara se të filloni të
karikoni pajisjen tjetër.
20 ALBANIAN