Makita PDC01 Manual De Instrucciones página 167

Unidad portátil de alimentación eléctrica
Ocultar thumbs Ver también para PDC01:
Tabla de contenido

Publicidad

VINI RE:
Nëse nuk mund të instaloni përshtatësit
te vegla ose makineria kur instaloni dy
përshtatës, ndërrojeni një përshtatës me tjetrin
dhe instalojini.
► Fig.20: 1. Përshtatësi
SHËNIM: Drejtimi i kordonit të përshtatësit mund të
ndryshohet në kufijtë prej rreth 180 gradësh.
5.
Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur. Për
të fikur energjinë, shtypni butonin e energjisë për pak
sekonda.
► Fig.21: 1. Butoni i energjisë
Përdorimi i mbajtëseve të kordonit
KUJDES:
Bashkoni vetëm kordonin e kasës
së baterisë me mbajtëset e kordonit. Mos e
bashkoni kordonin e përshtatësve me mbajtëset
e kordonit. Bashkimi i kordonit të përshtatësve mund
të përbëjë shkak për aksident dhe mund të shkaktojë
lëndim.
Kordonin e kasës së baterisë mund ta bashkoni me
mbajtëset e kordonit siç tregohet në figurë.
► Fig.22: 1. Mbajtësi i kordonit
Kordonin mund ta bashkoni gjithashtu duke përdorur
vetëm mbajtëset e kordonit të rripit të mesit siç tregohet
në figurë.
► Fig.23: 1. Mbajtësi i kordonit
Mbajtëset e kordonit mund të bashkohen në anën e
majtë ose të djathtë të rripit të krahut dhe të rripit të
mesit.
► Fig.24: 1. Mbajtësi i kordonit
Përdorimi i rripit të varjes
Aksesor opsional
Ju mund të përdorni rripin e varjes me këtë njësi për
kositësen e barit me bateri ose prerësin me fije me
bateri.
Bashkimi i rripit të varjes
1.
Bashkoni grepat e rripit të varjes me unazat
e rripit të krahut ose rripin e mesit siç tregohet në
figurë. Zgjidhni llojin e rripit dhe metodën e lidhjes të
përshtatshme për përdorimin tuaj.
► Fig.25: 1. Unaza 2. Grepi
► Fig.26: 1. Unaza 2. Grepi
► Fig.27: 1. Unaza 2. Grepi
► Fig.28: 1. Unaza 2. Grepi
SHËNIM: Nëse vegla është e llojit me dorezë në
formë timoni, bashkoni rripin në mënyrë të tillë që
rripi të kalojë përmes pjesës së brendshme të rripit të
mesit siç tregohet në figurë.
► Fig.29: 1. Rripi i mesit 2. Rripi
2.
Bashkoni grepin me veglën.
► Fig.30: 1. Grepi
Shkëputja e veglës
Shtyni levat në tokëz për të shkëputur tokëzën.
► Fig.31: 1. Leva
SHËNIM: Tokëza nuk jepet me pajisjen në varësi të
llojit të rripit.
Shkëputja në rast urgjence
1.
Shtyni levat në tokëzën e rripit të mesit për të
shkëputur tokëzën.
► Fig.32: 1. Tokëza 2. Leva
2.
Hiqni rripin e krahut për të liruar veglën dhe
njësinë.
► Fig.33: 1. Rripi i krahut
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që njësia
të jetë fikur dhe që kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni inspektim apo mirëmbajtje.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
167 ALBANIAN

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

191a59-5

Tabla de contenido