Beko CN161230DX Manual Del Usuario página 313

Ocultar thumbs Ver también para CN161230DX:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 154
Përdorimi i produktit
1. Treguesi i ndarjes së frigoriferit
Drita e ndarjes së frigoriferit ndriçohet kur
caktohet temperatura e ndarjes së frigoriferit.
2. Treguesi i statusit të gabimit
Nëse frigoriferi juaj nuk kryen një ftohje
të mjaftueshme ose në rast të një defekti
të sensorit, do të aktivizohet ky tregues.
Kur aktivizohet ky tregues, në treguesin e
temperaturës së ndarjes së ngrirësit shfaqet
"E" dhe numrat si "1,2,3..." shfaqen në
treguesin e temperaturës së ndarjes së
frigoriferit. Këta numra në tregues e informojnë
personelin e shërbimit për gabimin.
3. Treguesi i temperaturës
Tregon temperaturën e ndarjes së ngrirësit dhe
frigoriferit.
4. Butoni i funksionit të pushimeve
Shtypni Butonin e pushimeve për 3 sekonda
për të aktivizuar këtë funksion. Kur aktivizohet
funksioni i pushimeve, në treguesin e
temperaturës së ndarjes së frigoriferit shfaqet
"- -" dhe në ndarjen e frigoriferit nuk kryhet
ftohja aktive. Nuk është e përshtatshme që të
mbani ushqime në ndarjen e frigoriferit kur ky
funksion është i aktivizuar. Ndarjet e tjera do të
vazhdojnë të ftohen sipas temperaturës së tyre
të përcaktuar.
Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri
butonin e Pushimeve.
5. Butoni i përcaktimit të temperaturës
Ndryshon temperaturën e ndarjes përkatëse
mes -24°C... -18°C dhe 8°C...1°C.
6. Butoni i zgjedhjes së ndarjes
Butoni i zgjedhjes: Shtypni butonin e zgjedhjes
së ndarjes për të ndërruar mes ndarjes së
frigoriferit dhe të ngrirësit.
7. Treguesi i ndarjes së ngrirësit
Drita e ndarjes së frigoriferit ndriçohet kur
caktohet temperatura e ndarjes së ngrirësit.
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
8. Treguesi i modalitetit ekonomik
Tregon se frigoriferi po punon në modalitetin e
kursimit të energjisë. Ky ekran do të aktivizohet
nëse temperatura e ndarjes së ngrirësit
caktohet në -18°C.
9. Treguesi i funksionit të pushimeve
Tregon se funksioni i pushimeve është i
aktivizuar.
11/35SQ

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido