Përdorimi i produktit
ndalon dhe temperatura e kësaj dhomëze do
të vendoset në 15 gradë për të parandaluar
erërat e këqija. Kur ky funksion është aktiv,
treguesi i temperaturës së dhomëzës së
frigoriferit nuk do ta shfaqë temperaturën.
Për të çaktivizuar funksionin e pushimeve,
shtypni dhe mbani shtypur butonin Eko-fuzzy
për 3 sekonda.
11. Treguesi i funksionit Pushime
Ky tregues ndriçon kur funksioni i pushimeve
është aktiv.
12.Funksioni paralajmërues për fikjen e
alarmit
Në rast të alarmit për ndërprerje të energjisë/
temperaturë të lartë, pasi të kontrolloni
ushqimet në dhomëzën e ngrirjes, shtypni
butonin e fikjes së alarmit për ta fshirë
paralajmërimin.
13.Treguesi i funksionit të kursimit të
energjisë (ekrani i fikur)
Nëse dyert e produktit mbahen të mbyllura
për një kohë të gjatë, funksioni i kursimit të
energjisë aktivizohet automatikisht dhe ndizet
simboli i kursimit të energjisë. Kur funksioni i
kursimit të energjisë është i aktivizuar, të gjitha
simbolet në ekran do të fiken përveç simbolit të
kursimit të energjisë. Kur funksioni i kursimit të
energjisë është i aktivizuar, nëse shtypet ndonjë
buton tjetër apo hapet dera, funksioni i kursimit
të energjisë do të anulohet dhe simbolet në
ekran do të kthehen në modalitet normal.
Funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet
gjatë dërgimit nga fabrika dhe nuk mund të
anulohet.
14.Funksioni i kyçjes së butonave
Nëse shtypni dhe mbani shtypur butonin e
kyçjes për 3 sekonda, funksioni i kyçjes do të
aktivizohet dhe treguesi i kyçjes do të ndizet.
Asnjë buton nuk do të funksionojë, gjatë kohës
që ky funksion është aktiv. Shtypni përsëri dhe
mbani shtypur butonin e kyçjes për 3 sekonda,
për ta çaktivizuar këtë funksion.
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
15.Treguesi i kyçjes së butonave
Ky tregues do të ndriçohet gjatë kohës që
funksioni i kyçjes është aktiv.
16.Treguesi për ndërprerje energjie/
temperaturë të lartë/paralajmërime për
gabime
Ky tregues ndizet gjatë ndërprerjeve të
energjisë, defekteve prej temperaturës të
lartë dhe paralajmërimeve për gabime. Gjatë
ndërprerjeve të energjisë për kohë të gjatë,
vlera më e lartë e temperaturës që arrin
dhomëza e ngrirësit do të pulsojë në ekranin
dixhital. Pasi të keni kontrolluar ushqimin që
ndodhet në dhomëzën e ngrirësit, shtypni
butonin e fikjes së alarmit për ta fshirë
paralajmërimin.
Ju lutemi të shikoni pjesën "zgjidhjet e
këshilluara të problemeve" në manualin tuaj
nëse vini re se ndizet ky tregues.
17. Përzgjedhja e funksionit të ftohjes së
shpejtë të shisheve/të bërjes së shpejtë
të akullit
Kur shtypet dhe mbahet shtypur butoni i
funksionit të ftohjes së shpejtë të shisheve/
bërjes së shpejtë të akullit për 3 sekonda,
në treguesin e funksionit të ftohjes së shpejtë
të shisheve-bërjes së shpejtë të akullit do të
shfaqet "1".
Nëse ky buton nuk shtypet përsëri për 1
minutë, ekrani do të kthehet në pamjen e
mëparshme , treguesit e përzgjedhjes së
ftohjes së shpejtë të shisheve dhe bërjes së
shpejtë të akullit do të fiken.
Pasi të shfaqet "1", çdo shtypje e butonit
Ftohja e shpejtë e shisheve-bërja e shpejtë
e akullit do të rrisë numrin në ekran një nga
një. Nëse shfaqet "1", mund të aktivizohet
funksioni i ftohjes së shpejtë të shisheve. Nëse
shfaqet "2", mund të aktivizohet funksioni i
bërjes së shpejtë të akullit. Nëse shtypni dhe
mbani shtypur butonin e ftohjes së shpejtë
të shisheve-bërjes së shpejtë të akullit për
29/35SQ