UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
• LEXONI TË GJITHA INSTRUKSIONET
• Përdoreni vetëm me energji të përshtatshme, 50 Hz dhe 60 Hz. Të përdoret vetëm në amvisëri.
• Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezën ose butonat.
• Për të shmangur rrezikun nga elektroshoku, mos e zhytni kabllin, prizën ose pjesën e ngrohjes në ujë ose
ndonjë lëng tjetër.
• Nevojitet mbikëqyrje e rreptë nëse aparatin e përdorin fëmijët ose aparati përdoret në afërsi të tyre.
• Hiqni aparatin nga priza kur nuk e përdorni dhe para pastrimit. Pritni të ftohet para vënies ose ndarjes së
pjesëve, si dhe para pastrimit të aparatit.
• Mos punoni me aparatin nëse kablli i rrymës është i dëmtuar ose nëse aparati nuk punon ose është
dëmtuar në çfarëdo mënyre. Për të shmangur rrezikun nga elektroshoku, kurrë mos provoni që vetë të
rregulloni aparatin. Dërgojeni aparatin te serviseri i autorizuar për riparim. Rregullimi i gabueshëm i aparatit
mund të shkaktojë rrezik nga goditja elektrike gjatë përdorimit të aparatit.
• Përdorimi i pajisjes shtesë e cila nuk rekomandohet nga ana e prodhuesit mund të shkaktojë zjarrë, goditje
të rrymës ose rrezik nga lëndimi.
• Mos e përdorni në ambient të hapur ose për qëllime komerciale.
• Mos e lini kordonin e kabllit që të varet nga buza e tavolinës, sipërfaqja e punës ose afër çfarëdo trupi
ngrohës.
• Mos e lini aparatin mbi ose në afërsi të flakës së nxehtë të pajisjeve të gazit, pajisjeve elektrike ose të tjera.
• Shkyqeni aparatin kur të përfundoni përdorimin.
• Mos e përdorni aparatin për qëllime të tjera përveç asaj për çka është dedikuar.
• Mos e përdorni aparatin me anë të tajmerit të jashtëm ose sistemit për teledirigjim.
• Kujdes të jashtëzakonshëm duhet pasur kur lëvizni një pajisje që përmban vaj të nxehtë ose lëngje të tjera
të nxehta.
VËREJTJE: PËR TË ZVOGËLUAR RREZIKUN NGA ZJARRI OSE GODITJA E RRYMËS, VETËM
PERSONAT E AUTORIZUAR DUHET TË RREGULLOJNË APARATIN.
RUANI KËTO INSTRUKSIONE
VETËM PËR PËRDORIM NË AMVISËRI
PRIZA ME TOKËZIM
P ër të zvogëluar rrezikun nga goditja e rrymës ky aparat është i pajisur me prizë të tokëzuar. Nëse priza nuk
përshtatet plotësisht me folenë, kontaktoni elektricistin e kualifikuar. Mos e ndërroni në asnjë mënyrë prizën
dhe as mos përdorni adapter.
PJESËT E APARATIT
1
12
2
11
10
98
3
4
5
6
7
1. Leva e majtë për ngritje
2. Kapaku
3. Leva e drejtë për ngritje
4. Butoni për ngritjen e levës
5. Butoni për hapjen e pllakës deri në
180°
6. Shtëpiza e poshtme
7. Pjata jo-ngjitëse
8. Treguesi i gatishmërisë për punë
9. Treguesi i tensionit
10. Rreullatori i termostatit
11. Doreza
12. Tabakaja për tepricë të vajit