Udhëzime Të Rëndësishme Të Sigurisë - VOX electronics EM-2100 Manual De Usuario

Tabla de contenido

Publicidad

UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Për të zvogëluar rrezikun nga zjarri, eksplodimi, goditja e rrymës elektrike ose
lëndimet me rastin e përdorimit të aparatit për akull, lexoni këto udhëzime të
sigurisë:
1. Para përdorimit verifikoni nëse tensioni i rrymës i përgjigjet tensionit që është dhënë në
pllakën e pajisjes.
2. Mos i hiqni shenjat e sigurisë, vërejtjet ose informacionet për produktin nga pajisja për
përgatitjen e akullit.
3. Futni aparatin për akull në prizë të tokëzuar. Asnjë pajisje tjetër nuk guxon të jetë e
futur në prizën e njëjtë. Përkujdesuni që kablli të jetë i vendosur mirë në prizë.
4. Kjo pajisje duhet patjetër të jetë e tokëzuar. Është e pajisur me kabllin për furnizim me
tokëzim. Kablli duhet të jetë i futur në prizë e cila është e vendosur në mënyrë të rregullt
dhe e tokëzuar.
5. Shmangni përdorimin e kabllos së zgjatuar sepse mund të tejngrohet dhe të shkaktojë
rrezik nga zjarri. Por, nëse duhet të përdoret kabllo zgjatuese:
1) Përdorni vetëm kabllo zgjatuese me prizë të tokëzuar.
2) Tensioni i kabllos së zgjatuar duhet të jetë i njëjtë ose më i lartë se sa tensioni i kësaj
pajisjeje.
3) Kabllon e zgjatuar duhet vendosur ashtu që të mos varet nga tavolina ku mund ta
tërheqin fëmijët me qëllim.
6. Mos e përdorni aparatin me kabllo ose me prizë të dëmtuar pas punës së parregullt ose
dëmtimit të pajisjes në asnjë mënyrë. Pajisjen dërgone te servisuesi më i afërm i
autorizuar për riparim.
7. Nëse kablli për furnizim është i dëmtuar, atë duhet ta ndërrojë prodhuesi, servisuesi ose
personi me kualifikime të njëjta për të parandaluar çfarëdo rreziku.
8. Në rast të hedhjes/deponimit të pajisjes, duhet t'iu përmbaheni udhëzimeve të cilat
kanë të bëjnë me hedhjen e pajisjeve të cilat përdorin gazra të ndezshme.
9. Mos e lini kabllin që të lëvaret nga skaji i tavolinës.
10. Mos e lini pajisjen në afërsi të gazit të nxehtë ose shporetit elektrik dhe as në furrë të
nxehtë.
1

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Tabla de contenido