VOX electronics EM-2100 Manual De Usuario página 156

Tabla de contenido

Publicidad

10. Kur të fitoni sasinë e dëshiruar të akullit, me shtypjen e butonit "ON/OFF" ndërpreni
ciklin e përgatitjes së akullit dhe hiqni kabllin e pajisjes nga priza e murit.
11. Hapni kapakun e epërm dhe futni akullin në friz.
12. Lini që temperatura e pajisjes të barazohet me temperaturën e dhomës.
13. Rekomandohet që çdo javë të ndërroni ujin. Derdhni rezervuarin për ujë nëse pajisjen
e përdorni për një periudhë më të gjatë kohore.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Rekomandohet që pajisjen ta pastroni një herë në javë në mënyrë që akulli të mbajë shijen
e mirë, kurse pajisja pamjen e mirë.
1. Ndaloni ciklin e përgatitjes së akullit duke shtypur butonin "ON / OFF", shkyqni
aparatin për akull nga prize e murit dhe lini që të ngrohet deri në temperaturë të dhomës.
2. Nëse në enën për akull mbetet ujë, lehtë shtyni enën për akull ashtu që e tërë sasia e
ujit të derdhet në rezervuarin e ujit.
3. Largoni pajisjen 60 mm nga pllaka e punës dhe hapni gypin kullues për të liruar ujin e
tepruar (fotot 4, 5 dhe 6).
4. Lëvizni shportën për akull.
5. Pastroni brendinë e aparatit për përgatitjen e akullit me ujë leckë të butë të lagur me ujë
të ngrohtë dhe uthull, lani me ujë të pastër, pastaj kulloni tërë ujin.
6. Ktheni gypin kullues në vendin e vet. Shportën dhe lugën për akull lane me ujë të
ngrohtë me sapun. Lani mirë dhe thani.
7. Pjesën e jashtme të aparatit për përgatitjen e akullit fshine me leckë të butë të lagur.
Nëse është e domosdoshme, mund të përdorni sapun të lëngshëm për enë.
VËREJTJE:
1) Për pastrimin e pajisjes mos përdorni tretës organik, ujë të vluar, detergjente, mjete të
forta të tharta dhe alkale, etj.
2) Mos e pastroni avulluesin.
8. Shprazni rezervuarin për ujë dhe thani, para se të vendosni pajisjen nëse nuk
planifikoni që ta përdorni për një kohë të gjatë.
8

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Tabla de contenido