VOX electronics EM-2100 Manual De Usuario página 155

Tabla de contenido

Publicidad

7. Mos e përdorni pajisjen në ambient shumë të ftohtë (në temperaturë më të ulët se 5°C).
8. Pastroni pajisjen para përdorimit duke ndjekur udhëzimet nga pjesa "PASTRIMI
DHE MIRËMBAJTJA".
PËRDORIMI I APARATIT PËR PËRGATITJEN E AKULLIT
Kontrolloni nëse gypi kullues në fundin e rezervuarit për ujë është mbyllur mirë.
1. Kyqni pajisjen në prizën e murit dhe butoni"ICE" fillon të lëvizë.
VËREJTJE: Lini aparatin për përgatitjen e akullit që të qëndrojë 30 minuta para kyqjes
nëse është lëvizur/transportuar më parë.
2. Hapni kapakun e epërm dhe lëvizni shportën për akull.
3. Mbushni rezervuarin për ujë me ujë të pijshëm.
VËREJTJE: Mos e mbushni rezervuarin për ujë mbi shenjën MAX, që shënon nivelin
maksimal të ujit.
4. Ktheni në vend shportën për akull dhe mbyllni kapakun e epërm.
5. Shtypni butonin "ON/OFF" dhe butoni "ICE" fillon të ndriçojë në mënyrë të barabartë.
6. Cikli i përgatitjes së akullit zgjat mesatarisht prej 7 deri 15 minuta, varësisht nga
temperatura ambientale dhe temperatura e ujit.
7. Cikli i përgatitjes së akullit fillon me pompimin e ujit në enën për akull, që gjendet nën
avullore. Gjatë 7-15 minutave të radhës formohet akull në avullues. Pasi që të përfundojë
ky proces, ena për akull tërhiqet mbrapa, kurse uji i mbetur për akull derdhet prapë në
rezervuarin e ujit. Katrorët e akullit pastaj bien nga avulluesi dhe shtyhen me lopatëzën
për akull në shportën për akull. Ena për akull automatikisht kthehet në vendin nën
avullues dhe fillon cikli tjetër.
8. Indikatori "ICE FULL/ PLOT ME AKULL" fillon të ndriçojë kur shporta për akull
është plot, pastaj cikli i përgatitjes së akullit ndalon automatikisht. Me lugën për akull, me
lëvizje të lehta largoni akullit nga shporta për akull. Për rreth 7,5 sekonda më vonë,
aparati për përgatitjen e akullit fillon prapë automatikisht me funksionin e përgatitjes së
akullit.
9. Indikatori "ADD WATER/ SHTO UJË" fillon të ndriçojë kur në rezervuar nuk ka ujë të
mjaftueshëm dhe cikli i përgatitjes së akullit ndalon automatikisht. Nëse harroni të
ristartoni (të filloni punën përsëri) pajisjen pasi që keni shtuar ujë, pajisja automatikisht
fillon të punojë përsëri pas rreth 20 minutave.
7

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Tabla de contenido