Makita UB400MP Manual De Instrucciones Original página 148

Accesorio de soplado
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 39
3.
Mos e përdorni kurrë fryrësen nëse ka njerëz
pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
4.
Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës
për aksidentet ose rreziqet që mund t'u
ndodhin personave të tjerë ose pronës së tyre.
Përgatitja
1.
Gjithmonë vishni këpucë të përshtatshme dhe
pantallona të gjata gjatë përdorimit të fryrëses.
2.
Mos vishni rroba të gjera apo bizhuteri që mund
të futen në vrimën e hyrjes së ajrit. Mbajini flokët e
gjatë larg vrimave të hyrjes së ajrit.
3.
Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të
mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat
elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në
pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në
Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën
e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që
të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre
për të mbrojtur fytyrën.
Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse
për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e
tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
4.
Për të parandaluar irritimin nga pluhuri,
rekomandohet të mbahet maskë mbrojtëse për
fytyrën.
5.
Gjatë përdorimit të makinerisë vishni
gjithmonë këpucë mbrojtëse dhe që nuk
rrëshqasin. Çizmet dhe këpucët e sigurisë kundër
rrëshqitjes dhe me majë të mbyllur reduktojnë
rrezikun e lëndimit.
Mbani mbrojtje për veshët, siç janë kufjet
6.
mbrojtëse. Ekspozimi ndaj zhurmës mund të
shkaktojë humbjen e dëgjimit.
Ndizeni dhe përdoreni motorin vetëm kur jeni
7.
jashtë në një zonë të ajrosur mirë. Përdorimi
në një zonë të mbyllur ose të ajrosur keq mund të
rezultojë në vdekje nga mbytja ose helmimi nga
monoksidi i karbonit.
Përdorimi
1.
Largoni nga zona fëmijët, personat që qëndrojnë
pranë dhe kafshët. Minimalisht, mbajini të
gjithë fëmijët, personat që qëndrojnë pranë dhe
kafshët jashtë një rrezeje 15 m; jashtë zonës 15
m, sepse ekziston gjithmonë një rrezik lëndimi
nga objektet që hidhen. Personat që qëndrojnë
pranë duhet të inkurajohen të mbajnë mbrojtëse
për sytë. Nëse dikush ju afrohet, ndalojeni
motorin ose makinerinë.
► Fig.1
2.
Fikeni fryrësen dhe hiqni kutinë e baterisë ose
kandeletën dhe sigurohuni që të gjitha pjesët
lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht:
sa herë që largoheni nga fryrësja;
përpara pastrimit të bllokimeve;
përpara se të kontrolloni, pastroni apo të
kryeni punë në fryrëse;
nëse fryrësja nis të ketë dridhje jonormale.
3.
Përdoreni fryrësen vetëm gjatë ditës ose në
kushte të mira ndriçimi artificial.
Mos u zgjatni më shumë se ç'është e
4.
mundur dhe gjithmonë ruani ekuilibrin dhe
mbështetjen e këmbëve.
Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në
5.
zona të pjerrëta.
6.
Ecni, mos vraponi asnjëherë.
7.
Mbajini të pastra nga mbeturinat të gjitha
hyrjet e ajrit të ftohjes.
8.
Mos i fryni kurrë mbeturinat në drejtimin e
njerëzve të tjerë të pranishëm.
Përdoreni fryrësen në një pozicion të
9.
rekomanduar dhe vetëm në sipërfaqe të fortë.
10. Mos e përdorni fryrësen në vende të larta.
11.
Kur përdorni fryrësen, mos ia drejtoni asnjëherë
grykëzën personave që ndodhen pranë.
12. Mos e bllokoni kurrë folenë e thithjes dhe/ose
daljen e fryrëses.
Bëni kujdes të mos e bllokoni hyrjen e thithjes
ose të fryrjes me pluhura apo papastërti, kur
punoni në zonë me pluhura.
Mos përdorni grykëza të ndryshme nga
ato që ofrohen nga Makita.
Mos e përdorni fryrësen për të fryrë topa,
gomone ose artikuj të ngjashëm.
13. Mos e përdorni fryrësen pranë dritareve të
hapura etj.
14. Rekomandohet përdorimi i fryrëses vetëm në
orar të arsyeshëm - jo herët në mëngjes ose
natën vonë, kur mund të shqetësoni njerëzit.
15. Përpara fryrjes, rekomandohet përdorimi i krehrave
dhe fshesave për të liruar papastërtitë.
16. Përpara fryrjes, njomini lehtë sipërfaqet që
janë me pluhur ose përdorni spërkatës uji nëse
është e nevojshme.
17. Rregulloni gjatësinë e hundëzës së fryrëses në
mënyrë që fluksi i ajrit të mund të funksionojë
pranë tokës.
18. Nëse fryrësja godet objekte të huaja ose nëse fillon
të nxjerrë zhurma ose dridhje të pazakonta, fikeni
menjëherë fryrësen për ta ndaluar. Hiqeni kutinë e
baterisë ose kandeletën dhe kontrollojeni fryrësen
për dëme përpara se ta rindizni dhe ta vini në punë.
Nëse fryrësja është e dëmtuar, kërkojini qendrës së
autorizuar të shërbimit të Makita që ta riparojë.
19. Mos fusni gishta ose objekte të tjera në folenë
e thithjes ose daljen e fryrëses.
20. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin e
fikjes përpara se të fusni kutinë e baterisë, ta
ngrini ose ta transportoni fryrësen. Mbajtja e
fryrëses me gishtin mbi çelës ose furnizimi
me energji i fryrëses që e ka çelësin e ndezur
bëhen shkak për aksidente.
148 ALBANIAN

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido