Hansgrohe Raindance Unica'S 26626000 Instrucciones De Montaje página 28

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 6
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve
gjatë procesit të montimit duhet që të vishni doreza.
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave,
të higjienës dhe të larjes së trupit.
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike,
mendore dhe/ose ndijuese nuk duhet ta përdorin
produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë
nën ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta
përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të
trupit (p.sh. me sytë) duhet që të shmanget. Midis
dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse.
Duhet të montohet një dorezë mbajtëse e veçantë
Zorra e dushit mund të përdoren vetëm për lidhjen e
spërkatëseve me armaturën. Ndalohet bllokimi pas
zorrës në drejtim të rrjedhjes!
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet
për dëmtime nga transporti. Pas instalimit nuk do të
njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të
shpëlahen dhe të kontrollohen sipas standardeve në
fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të
vlefshme për vendet respektive.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e
specializuar duhet mbajtur parasysh që sipërfaqja e
montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të
planit të montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose
mospërputhje të pllakave), që struktura e murit është
e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
• Shtanga e spërkatëses duhet montuar pa tension!
• Garantohet funksioni optimal vetëm në kombinim me
spërkatëset Hansgrohe si dhe zorrat e dushit
Hansgrohe.
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
Presioni i rekomanduar:
Temperatura e ujit të ngrohtë
Dezinfektim Termik:
28
maks. 0,6 MPa
0,1 - 0,4 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
maks. 60°C
maks. 70°C / 4 min
Montimi (shih faqen 32)
Shqip
Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të
pijshëm!
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid
acetik.
Përmasat (shih faqen 31)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 31)
Përmes kutisë ekscentrike mund të ekuilibrohen
tolerancat gjatë shpimit.
Pjesët e servisit (shih faqen 39)
Pajisje të posaçme
(nuk përfshihet në vëllimin e furnizimit)
• Seti i montimit këndor #28694000
• Pllaka për rrafshimin e pllakave të murit
#98993000
Pastrimi (shih faqen 36)
Përdorimi (shih faqen 35)

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Raindance unica's 26626400

Tabla de contenido