Kërkesat Elektrike; Udhëzime Transporti; Udhëzime Instalimi - Beko RDSA290M30SN Instrucciones De Uso

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 59
SQ
Kërkesat elektrike
Para se ta vendosni spinën në prizën në mur
sigurohuni që tensioni dhe frekuenca e
treguar në etiketën e vlerave të përkasë me
atë të rrjetit tuaj elektrik.
Rekomandojmë që kjo pajisje të lidhet me
energjinë elektrike me një prizë të
përshtatshme me çelës dhe siguresë në një
pozicion që arrihet me lehtësi.
Paralajmërim! Kjo pajisje duhet të jetë e
tokëzuar.
Riparimet në pajisjen elektrike duhet të bëhen
vetëm nga një teknik i kualifikuar. Riparimet e
gabuara të bëra nga një person i pa
kualifikuar mbartin rreziqe që mund të kenë
pasoja kritike për përdoruesin e pajisjes.
KUJDES!
Kjo pajisje punon me R600a i cili është një
gaz i padëmshëm për mjedisin por i
djegshëm. Gjatë transportit dhe fiksimit të
produktit, duhet të tregohet kujdes të mos
dëmtohet sistemi i ftohjes. Nëse sistemi i
ftohjes është dëmtuar dhe ka rrjedhje gazi
nga sistemi, mbajeni produktin larg nga
burimet e flakëve dhe ajroseni dhomën për
njëfarë kohe.
PARALAJMËRIM - Mos përdorni pajisje
mekanike ose mjete të tjera për të
përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre
të rekomanduara nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM - Mos e dëmtoni qarkun
ftohës.
PARALAJMËRIM - Mos përdorni aparate
elektrike brenda vendeve të pajisjes për
mbajtjen e ushqimeve të parekomanduara
nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM - Nëse kablli i energjisë
është dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga
prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona
të ngjashëm të kualifikuar për të shmangur
rreziqet.
Udhëzime transporti
1. Pajisja duhet të transportohet vetëm në
pozicion vertikal në këmbë. Ambalazhi duhet
të jetë i paprekur gjatë transportit.
2. Nëse gjatë transportit pajisja është
pozicionuar horizontalisht, nuk duhet të vihet
në punë për të paktën 4 orë që ta lini sistemin
të rregullohet.
Udhëzime për përdorimin
3. Mos ndjekja e udhëzimeve të mësipërme
mund të çojë në dëmtime të pajisjes, për të
cilat prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës.
4. Pajisja duhet të jetë e mbrojtur nga shiu,
lagështia dhe ndikimet e tjera atmosferike.
E rëndësishme!
• Duhet të tregohet kujdes kur
pastroni/transportoni pajisjen që të mos prekni
fundin e lidhjeve metalike të kondensatorit në
pjesën e pasme të pajisjes pasi kjo mund të
shkaktojë lëndime në gishta dhe duar.
• Mos u mundoni të uleni ose hipni sipër
pajisjes pasi nuk është bërë për përdorim të
tillë. Mund të lëndoni veten ose të dëmtoni
pajisjen.
• Sigurohuni që kablli i energjisë të mos
bllokohet poshtë pajisjes gjatë dhe pas
lëvizjes pasi kjo mund të dëmtojë kabllin.
• Mos lejoni që fëmijë të luajnë me pajisjen
ose të ngacmojnë kontrollet.
Udhëzime instalimi
1. Mos e mbani pajisjen në një dhomë ku
temperatura ka mundësi të bjerë nën 10
gradë C (50 gradë F) natën dhe/ose
veçanërisht në dimër pasi është bërë që të
punojë në temperatura ambiendi midis +10
dhe +38 gradë C (50 dhe 100 gradë F). Në
temperatura më të ulëta pajisja mund të mos
punojë duke çuar në ulje të jetëgjatësisë të
ruajtjes të ushqimit.
2. Mos e vendosni pajisjen pranë sobave ose
radiatorëve ose në dritën direkte të diellit pasi
kjo do të shkaktojë një sforcim shtesë në
funksionet e pajisjes. Nëse instalohet pranë
një burimi nxehtësie ose ngrirësi tjetër, ruani
hapësirat minimale të mëposhtme:
Nga Sobat 30 mm
Nga Radiatorët 300 mm
Nga Ngrirësit 25 mm
3. Sigurohuni që të ketë hapësirë të
mjaftueshme rrotull pajisjes për të garantuar
qarkullim të lirë të ajrit (Artikulli 2).
• Vendoseni kapakun e pasmë të ajrimit prapa
frigoriferit tuaj për të vendosur distancën midis
frigoriferit dhe murit (Artikulli 3).
16

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido