1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe
mjedisin
• Mos u përpiqni ta çmontoni
pajisjen.
• Përdorni vetëm pjesë origjinale
ose pjesë të rekomnduara nga
prodhuesi.
• Mos pastroni substanca të imëta si
çimento, allçi dhe letër të ngjeshur
për të parandaluar bllokimin e
filtrit dhe dëmtimin e motorit.
• Përdoreni pajisjen vetëm me
adaptorin e përfshirë.
• Mos e përdorni pajisjen pa filtrat,
në rast të kundërt mund të
dëmtohet.
• Nëse i mbani materialet e
paketimit, ruajini ato në një vend
larg fëmijëve.
• Kjo pajisje nuk është planifikuar
të përdoret nga persona (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi më të
ulëta fizike, ndjesore ose mendore,
ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, përveçse nëse janë nën
mbikëqyrje ose janë udhëzuar në
lidhje me përdorimin e pajisjes nga
një person përgjegjës për sigurinë
e tyre.
• Fëmijët duhet të mbikëqyren për
t'u siguruar që të mos luajnë me
pajisjen.
98 / SQ
98 / 14 EN
• Adaptori duhet të hiqet nga priza
elektrike dhe bateria duhet të
hiqet nga pajisja para pastrimit
ose mirëmbajtjes për pajisjen.
• Mos e mbushni depozitën e ujit
mbi vijën e nivelit maksimal.
• Mos shtoni lëngje të tjera përveç
ujit në depozitën e ujit.
• Pastrojeni depozitën e ujit sipas
udhëzimeve për pastrimin. Mos e
vendosni atë në lavastovilje.
• Mos e përdorni aksesorin e larjes
në tapet.
• Përdoreni aksesorin e larjes në
sipërfaqe që nuk do të dëmtohen
nga uji.
• Sipërfaqet ku përdoret aksesoi i
larjes mund të jenë të lagura ose
të rrëshqitshme për një farë kohe.
• Për të shmangur rrezikun, adaptori
i dëmtuar duhet të zëvendësohet
nga prodhuesi, përfaqësuesi i
autorizuar i prodhuesit ose një
teknik i ngjashëm i kualifikuar.
• Mbajini gishtat, flokët dhe
veshjet e lirshme larg nga pjesët
e lëvizshme dhe vrimat gjatë
përdorimit të fshesës me korrent.
• Bateria duhet të hiqet nga pajisja
para se të hidhet;
Fshesë vertikale me karikim 3-në-1 / Manuali i përdorimit