GARDENA Akumulator këmbyes
Përkthim i manualit të përdorimit origjinal gjerman. Luteni të lexoni
manualin e përdorimit me kujdes, duke i vënë re udhëzimet
brenda tij. Duke lexuar manualin e përdorimit, ju mund të kuptoni
qartë se si të veproni drejtë me akumulatorin, se si është përdorimi
i saktë dhe se si veprohet me teknologjinë e karrikimit (shih
manualin e përdorimit GARDENA pajisja e akumulatorit) si dhe
udhëzimet e sigurisë. Për arsye sigurie, fëmijët dhe adoleshentët
nën moshën 16 vjeçare, si dhe personat, të cilët nuk janë të
mirëinformuar rreth këtij manuali të përdorimit, nuk ju lejohet të
përdorin këtë akumulator.
Luteni, që të ruani mirë këtë manual të përdorimit.
1. Ku të përdoret akumulatori këmbyes GARDENA
Përdorimi i rregullt:
Akumulatori në fjalë shërben për furnizimin me energji për
aparatet përkatëse me akumulatorë të GARDENA, duke qenë i
destinuar që të përdoret nëpër shtëpitë private si dhe në kopshte,
që mbahen për hobi. Nuk bën të përdoret nëpër impiante publike,
nëpër parqe, fusha sportive, rrugë si dhe në fushën e bujqësisë
dhe të pylltarisë. Përmbajtja ndaj pikave që janë të bashkëngjitur
në manualin e përdorimit GARDENA kuptohet si parakusht për
përdorimin në mënyrë të rregullt të akumulatorit.
2. Udhëzimet e sigurisë
Vini re mirë udhëzimet e sigurisë që janë të shkruara në
akumulator.
RREZIK ZJARRI! Qark i shkurtër!
Sipër kontakteve të akumulatorit të mos vendosni urë me pjesë të
metalta.
Gjithmonë para përdorimit të kontrollohet:
Gjithmonë para se të përdorni, të kryhet një kontroll me sy tek
akumulatori.
Përdorim / Përgjegjësi:
Kujdes! Për shkak të rrezikut për lëndim trupor, akumulatori nuk
bën të përdoret si burim energjie për aparate të tjera. Akumulatori
të përdoret vetëm për aparatet lidhëse të parashikuara nga
GARDENA.
52
Siguri elektrike:
NiMH 18V
Si ngarkues (karrikues) lejohen për përdorim vetëm ngarkuesit
origjinalë të GARDENA. Po qe se përdoren ngarkues të tjerë,
akumulatorët mund të prishen, madje mund të shkaktohen edhe
zjarre.
Akumulatori të ruhet nga nxehtësia e lartë dhe nga zjarri. Të mos
vendosen sipër kaloriferëve ose të mos lihen për një kohë më të
gjatë në vende ku ndikojnë rrezet e diellit.
Akumulatori të përdoret gjegjsisht të karrikohet vetëm në një
temperaturë ambienti prej 5 °C deri 45 °C. Pasi të përdoret
intensivisht, akumulatori fillimisht duhet të ftohet (kohëzgjatja e
procesit të ftohjes deri në një orë). Akumulatori po të jetë shumë i
nxehtë, nuk bën të karrikohet. Kablloja e ngarkimit duhet të
kontrollohet rregullisht në drejtim të shenjave si të dëmtive dhe të
vjetërsimit (thyerje), pra lejohet për përdorim vetëm në gjendje pa
të meta.
Deponimi:
Akumulatori të mos deponohet në vende të nxehta mbi 45 °C ose
në vende nën ndikimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit. Gjendja
ideale për deponimin e akumulatorit janë vendet nën 25 °C, në
mënyrë që vetshkarkimi të jetë sa më i vogël. Të mos deponohet
asnjëherë në gjendje të lidhur me njërin nga aparatet lidhëse, në
mënyrë që të mënjanohet përdorimi abuzues
dhe aksidentet. Akumulatori të mos deponohet në vende me
elektricitet statik.
RREZIK ZJARRI!
Asnjëherë mos i leni akumulatorët në afërsi të acideve dhe të
materialeve, që mund të marrin shpejt flakën.
RREZIK SHP RTHIMI!